{"title":"Rrugëtim në romanet e Agron Tufës","authors":"Emine Boriçi","doi":"10.59164/univers.v23i23.625","DOIUrl":null,"url":null,"abstract":"Agron Tufa është ndër autorët që ka kontribuar shumë në letërsinë bashkëkohore shqiptare. Ai ka përdorur në veprat e tij teknika të ndryshme dhe të veçanta rrëfimore, sidomos në elementin kohë. Përmes tyre ai veçohet si autori me stil unik, përpjekja e të cilit në këtë lëmë i paralelizon romanet shqiptare krahasimisht me të huajat. Prandaj, guxojmë të themi se Agron Tufa është ndër autorët më me zë dhe që ka sjellë mjaft risi në letërsinë shqiptare.\nTufa në romanet e tij kthehet pas në kohë, por analepsat e brendshme mundësojnë që romani të këtë linjë natyrale rrjedhimore, natyrshëm kthehet pas dhe natyrshëm paralajmëron për një ndodhi të caktuar. Konvencionalit nisur nga fabula e romaneve të Agron Tufës, kemi disa lloje kohore, të cilat sa shkrihen me njëra-tjetrën, po aq edhe janë qartësisht të kuptueshme.\nNjë konkluzion mjaft i rëndësishëm i këtij punimi është edhe tematika që ka sjellë Tufa dhe mënyra sesi ai e ka trajtuar. Konkretisht, në veprat që kemi marrë në studim, “Dueli” dhe “Fabula Rasa” janë trajtuar tema të thjeshta të realitetit. Përmes kohës, veprimi dhe ngjarjet trajtohen si një ndodhi e zakonshme siç ndodh në përditshmëri. Përshkrimi i jetës në shkollën e mesme, përjetimi i dashurive të para, fatkeqësi si përdhunime, martesë (te “Dueli), vetëvrasje nga një fenomen fiziologjik i nuses (“Fabula Rasa”) janë fenomene jetësore, pjesë e realitetit. Këto ngjarje, artistikisht, përmes analepsës dhe prolepsës fitojnë kolore artistike dhe simbolike, prandaj themi që Tufa është ndër autorët më të rëndësishëm të letërsisë sonë bashkëkohore.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"39 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0000,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":"0","resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":null,"PeriodicalName":"J. Univers. Comput. Sci.","FirstCategoryId":"1085","ListUrlMain":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.625","RegionNum":0,"RegionCategory":null,"ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":null,"EPubDate":"","PubModel":"","JCR":"","JCRName":"","Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Abstract
Agron Tufa është ndër autorët që ka kontribuar shumë në letërsinë bashkëkohore shqiptare. Ai ka përdorur në veprat e tij teknika të ndryshme dhe të veçanta rrëfimore, sidomos në elementin kohë. Përmes tyre ai veçohet si autori me stil unik, përpjekja e të cilit në këtë lëmë i paralelizon romanet shqiptare krahasimisht me të huajat. Prandaj, guxojmë të themi se Agron Tufa është ndër autorët më me zë dhe që ka sjellë mjaft risi në letërsinë shqiptare.
Tufa në romanet e tij kthehet pas në kohë, por analepsat e brendshme mundësojnë që romani të këtë linjë natyrale rrjedhimore, natyrshëm kthehet pas dhe natyrshëm paralajmëron për një ndodhi të caktuar. Konvencionalit nisur nga fabula e romaneve të Agron Tufës, kemi disa lloje kohore, të cilat sa shkrihen me njëra-tjetrën, po aq edhe janë qartësisht të kuptueshme.
Një konkluzion mjaft i rëndësishëm i këtij punimi është edhe tematika që ka sjellë Tufa dhe mënyra sesi ai e ka trajtuar. Konkretisht, në veprat që kemi marrë në studim, “Dueli” dhe “Fabula Rasa” janë trajtuar tema të thjeshta të realitetit. Përmes kohës, veprimi dhe ngjarjet trajtohen si një ndodhi e zakonshme siç ndodh në përditshmëri. Përshkrimi i jetës në shkollën e mesme, përjetimi i dashurive të para, fatkeqësi si përdhunime, martesë (te “Dueli), vetëvrasje nga një fenomen fiziologjik i nuses (“Fabula Rasa”) janë fenomene jetësore, pjesë e realitetit. Këto ngjarje, artistikisht, përmes analepsës dhe prolepsës fitojnë kolore artistike dhe simbolike, prandaj themi që Tufa është ndër autorët më të rëndësishëm të letërsisë sonë bashkëkohore.