{"title":"L’editio princeps di “Kënëkëz pollithike” (Canto politico) di Francesco Antonio Santori","authors":"Oreste Parise, Merita Bruci","doi":"10.62006/sf.v1i1-2.3084","DOIUrl":null,"url":null,"abstract":"Kjo këngëzë politike (Kënëkëz pollithike) e Franqisk Anton Santorit vjen për herë të parë nën kujdesin tonë në versionin integral. Ky botim ndjek vazhdën e një fushate të rivlerësimit të prodhimit letrar të F. A. Santorit duke ia hequr pluhurin arkivor dhe duke e shpëtuar atë nga harresa. Vepra të pabotuara të tij që po shohin mundësinë e botimeve kritike hedhin një dritë të re mbi autorin, dhe na lejojnë ta vlerësojmë figurën e tij jo vetëm si letrar, por edhe si një vëzhgues i mprehtë politik që botën e sheh nga dritarja e një manastiri të humbur diku në Kalabri. Këndi i tij i vëzhgimit është shumë i ngushtë, por analizat e tij janë të mprehta dhe ia mbërrijnë të shprehin frymën e kohës së tij shumë më mirë se protagonistët aktivë, tepër të përfshirë me veprimet e tyre personale, aq sa arrin të ketë një vizion gjithëpërfshirës të ngjarjeve. Aftësia e tij parashikuese mbetet akoma një aspect pak i njohur i personalitetit të tij. Këngëza politike e Santorit është një akt dëshpërimi që shpreh të gjithë pakënaqësinë nga procesi i bashkimit të Italisë, rezultat i një lëvizje që njihet nën emrin Risorgimento italiane. Ky bashkim në jugun e Italisë solli zhgënjim, shfrytëzim ekonomik, humbje të shpresës për të ardhmen. Në këtë këngëzë shfaqet vetëm dëshpërimi pa një të ardhme. Zhgënjimi i popullsisë së Italisë së Jugut, sidomos i arbëreshve, qe i madh. Ata e kuptuan shpejt se ç’po ndodhte: përkeqësim i kushteve të jetesës dhe një karakter shtypës i politikës piemonteze e cila synonte të nënshtronte Jugun pa pyetur për pasojat shkatërruese që po shkaktonte kjo politikë e rrezikshme e një integrimi të sforcuar. Kundërshtimi u shfaq edhe në poezitë dhe këngët popullore në të gjithë Jugun me një numër të bollshëm krijimesh që shprehnin një protestë të ashpër e që këndoheshin nëpër sheshe e panaire. Kjo përhapje nuk u pa me sy të mirë, po nuk u ngrit në nivelin e shtypjes së dhunshme. Këngëza përmban 136 vargje, të ndara në 19 strofa me 8 vargje seicila. Sa i takon kohës së krijimit, të dhëna historike dhe zgjedhjet alfabetike të autorit tonë na ndihmojnë të shtrojmë hipotezën që vargjet e këngëzës janë shkruar, në mos më 1869, para ose pak kohë pas këtij viti.","PeriodicalId":510710,"journal":{"name":"Studime Filologjike","volume":"23 12","pages":""},"PeriodicalIF":0.0000,"publicationDate":"2023-12-05","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":"0","resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":null,"PeriodicalName":"Studime Filologjike","FirstCategoryId":"1085","ListUrlMain":"https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3084","RegionNum":0,"RegionCategory":null,"ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":null,"EPubDate":"","PubModel":"","JCR":"","JCRName":"","Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Abstract
Kjo këngëzë politike (Kënëkëz pollithike) e Franqisk Anton Santorit vjen për herë të parë nën kujdesin tonë në versionin integral. Ky botim ndjek vazhdën e një fushate të rivlerësimit të prodhimit letrar të F. A. Santorit duke ia hequr pluhurin arkivor dhe duke e shpëtuar atë nga harresa. Vepra të pabotuara të tij që po shohin mundësinë e botimeve kritike hedhin një dritë të re mbi autorin, dhe na lejojnë ta vlerësojmë figurën e tij jo vetëm si letrar, por edhe si një vëzhgues i mprehtë politik që botën e sheh nga dritarja e një manastiri të humbur diku në Kalabri. Këndi i tij i vëzhgimit është shumë i ngushtë, por analizat e tij janë të mprehta dhe ia mbërrijnë të shprehin frymën e kohës së tij shumë më mirë se protagonistët aktivë, tepër të përfshirë me veprimet e tyre personale, aq sa arrin të ketë një vizion gjithëpërfshirës të ngjarjeve. Aftësia e tij parashikuese mbetet akoma një aspect pak i njohur i personalitetit të tij. Këngëza politike e Santorit është një akt dëshpërimi që shpreh të gjithë pakënaqësinë nga procesi i bashkimit të Italisë, rezultat i një lëvizje që njihet nën emrin Risorgimento italiane. Ky bashkim në jugun e Italisë solli zhgënjim, shfrytëzim ekonomik, humbje të shpresës për të ardhmen. Në këtë këngëzë shfaqet vetëm dëshpërimi pa një të ardhme. Zhgënjimi i popullsisë së Italisë së Jugut, sidomos i arbëreshve, qe i madh. Ata e kuptuan shpejt se ç’po ndodhte: përkeqësim i kushteve të jetesës dhe një karakter shtypës i politikës piemonteze e cila synonte të nënshtronte Jugun pa pyetur për pasojat shkatërruese që po shkaktonte kjo politikë e rrezikshme e një integrimi të sforcuar. Kundërshtimi u shfaq edhe në poezitë dhe këngët popullore në të gjithë Jugun me një numër të bollshëm krijimesh që shprehnin një protestë të ashpër e që këndoheshin nëpër sheshe e panaire. Kjo përhapje nuk u pa me sy të mirë, po nuk u ngrit në nivelin e shtypjes së dhunshme. Këngëza përmban 136 vargje, të ndara në 19 strofa me 8 vargje seicila. Sa i takon kohës së krijimit, të dhëna historike dhe zgjedhjet alfabetike të autorit tonë na ndihmojnë të shtrojmë hipotezën që vargjet e këngëzës janë shkruar, në mos më 1869, para ose pak kohë pas këtij viti.