{"title":"Qasje në metodologjinë e të mësuarit të lëndëve fetare me lëndët shoqërore në medresetë shqiptare","authors":"Bedri Telegrafi","doi":"10.59164/univers.v23i23.626","DOIUrl":null,"url":null,"abstract":"Efikasiteti i mësimdhënies së lëndëve humane në medresetë tona përbën premisë të fuqishme në ngritjen e nivelit kulturor të elementit mysliman. Aftësimi i tyre për të paraqitur dhe prezantuar vlerat e besimit islam, ka vlera jo vetëm në njohjen dhe shpjegimin e dukurive të ndryshme, por edhe që ata nesër të jenë kontribues në zgjidhjen e problemeve shoqërore. Gjithashtu, kjo ndihmon në përgatitjen e brezave të intelektualëve që do të shënojnë hapa cilësorë në ecurinë e besimit islam.\nForcat e kualifikuara në fushën e pedagogjisë dhe didaktikës i gjejmë aktualisht të angazhuara intensivisht në përmirësimin cilësor të kurrikulave të lëndëve humane, në përgatitjen e lektorëve në mësimdhënien e këtyre disiplinave, në përsosjen pa ndërprerje të metodave të shpjegimit të të nxënit, me orientim themelor drejt të mësuarit aktiv. Aktualisht të mësuarit problemor nëpërmjet diskutimit dhe debatit mësimor synon stërvitjen dhe aftësimin e nxënësve për të mbajtur qëndrim kritik ndaj dijeve që u prezantohen.\nNë përsosmërinë e procesit mësimor spikasin përpjekje dhe prirje për lidhjen logjike të përmbajtjes së lëndëve humane në përditshmërinë e problemeve shoqërore, synohet në gjetjen dhe aplikimin e metodave që stërvisin dhe aftësojnë nxënësit si pjesëmarrës aktivë dhe kontribues në zgjidhjen e problemeve që shtrohen.\nPotencialet pedagogjike dhe didaktike i kanë shpallur luftë shabllonizmave, të mësuarit mekanik dhe libresk duke aplikuar metoda që sigurojnë rolin aktiv të nxënësit në procesin e të mësuarit. Në arritjen e këtyre objektivave lëndët fetare gjejnë mbështetje në motivimin e nxënësve në rrugëtimin drejt dijeve.\nNë analogji me lëndët humane, edhe lëndët fetare që zhvillohen në medresetë tona disponojnë mundësi e pritshmëri për përsosmërinë e të mësuarit, në përputhje me nivelet bashkëkohore edhe në pistën e didaktikës islame.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"17 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0000,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":"0","resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":null,"PeriodicalName":"J. Univers. Comput. Sci.","FirstCategoryId":"1085","ListUrlMain":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.626","RegionNum":0,"RegionCategory":null,"ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":null,"EPubDate":"","PubModel":"","JCR":"","JCRName":"","Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Abstract
Efikasiteti i mësimdhënies së lëndëve humane në medresetë tona përbën premisë të fuqishme në ngritjen e nivelit kulturor të elementit mysliman. Aftësimi i tyre për të paraqitur dhe prezantuar vlerat e besimit islam, ka vlera jo vetëm në njohjen dhe shpjegimin e dukurive të ndryshme, por edhe që ata nesër të jenë kontribues në zgjidhjen e problemeve shoqërore. Gjithashtu, kjo ndihmon në përgatitjen e brezave të intelektualëve që do të shënojnë hapa cilësorë në ecurinë e besimit islam.
Forcat e kualifikuara në fushën e pedagogjisë dhe didaktikës i gjejmë aktualisht të angazhuara intensivisht në përmirësimin cilësor të kurrikulave të lëndëve humane, në përgatitjen e lektorëve në mësimdhënien e këtyre disiplinave, në përsosjen pa ndërprerje të metodave të shpjegimit të të nxënit, me orientim themelor drejt të mësuarit aktiv. Aktualisht të mësuarit problemor nëpërmjet diskutimit dhe debatit mësimor synon stërvitjen dhe aftësimin e nxënësve për të mbajtur qëndrim kritik ndaj dijeve që u prezantohen.
Në përsosmërinë e procesit mësimor spikasin përpjekje dhe prirje për lidhjen logjike të përmbajtjes së lëndëve humane në përditshmërinë e problemeve shoqërore, synohet në gjetjen dhe aplikimin e metodave që stërvisin dhe aftësojnë nxënësit si pjesëmarrës aktivë dhe kontribues në zgjidhjen e problemeve që shtrohen.
Potencialet pedagogjike dhe didaktike i kanë shpallur luftë shabllonizmave, të mësuarit mekanik dhe libresk duke aplikuar metoda që sigurojnë rolin aktiv të nxënësit në procesin e të mësuarit. Në arritjen e këtyre objektivave lëndët fetare gjejnë mbështetje në motivimin e nxënësve në rrugëtimin drejt dijeve.
Në analogji me lëndët humane, edhe lëndët fetare që zhvillohen në medresetë tona disponojnë mundësi e pritshmëri për përsosmërinë e të mësuarit, në përputhje me nivelet bashkëkohore edhe në pistën e didaktikës islame.