{"title":"Dy dimensionet ku jetësohet poezia e Fatos Arapit","authors":"Kujtim Mateli","doi":"10.59164/univers.v23i23.621","DOIUrl":null,"url":null,"abstract":"Poeti Fatos Arapi, realitetin e jetës njerëzore që lidhet me atdheun dhe dashurinë, e ngriti në realitete estetike me përmasa universale duke na e dhënë këtë anë të shpirtit njerëzore me një bukuri të pashoqe në letërsinë shqipe dhe më gjerë. Vargu ka një përthyerje origjinale nga pesha e metaforave dhe e figurave të shumta letrare. Frymëzimi poetik derdhet natyrshëm, si një përjetim i thellë i realitetit, si një domosdoshmëri për të plotësuar një boshllëk që ishte krijuar midis individit dhe realitetit që e rrethonte. Mendimi poetik lëviz mbi një territor gjeografik që quhet atdhe dhe njeriut që e kërkon fatin e vet brenda kësaj hapësire. Atdheu në rrjedhë të historisë së tij nuk u ka përkitur popujve përherë, por ka qenë i pushtuar edhe nga tiranët. Nën një pushtet tiranie njeriu përthyhet në dinjitetin e vet njerëzor dhe shpesh bëhet bashkëpunëtor i tij. Tek këta njerëz e gjen tirani forcën e vet. Fati njerëzor bëhet gjithnjë e më i vështirë, kur fatin e tij e kanë përcaktuar tiranët. Ndaj thirrja e poetit është se duhet të rrëzojmë tiraninë që atdheu të lartësohet në dinjitetin e vet, të ngrihet në dinjitetin e vendeve dhe kombeve të përparuara të botës.\nPoezia e Fatos Arapit është ngjizur në një trajtë të përsosur artistike duke u bërë pjesë e rëndësishme e universit të tij poetik. Atdheu dhe dashuria janë binomi mbi të cilat lartësohet poezia e tij. E dashura, e cila emërtohet shpesh me përemrin Ajo, është pjesë e rëndësishme e jetës. Arapi ishte vazhdimisht në kërkim të poezisë. Prurja e tij poetike ka qenë kurdoherë e freskët dhe e papërsëritshme, pasqyrim përgjithësues i fuqishëm i realitetit të kohës në të cilën jetoi. Kjo ndihet edhe në poezitë e tij të dashurisë të shkruara në vitet 1997-2003, ku pasqyrohet tragjizmi i jetës njerëzore, reflektuar në familje, ku ecet në një horizont të zymtë dhe të mjegullt të mbushur me pasiguri, ankth e mosbesim. Në këtë realitet shqiptar të këtyre viteve, ku dëshpërimi dhe pesimizmi janë të pranishëm edhe në marrëdhëniet në çift, realiteti estetik i krijuar në poezinë e dashurisë i shpërthen kornizat kohore të këtyre viteve dhe me nota të fuqishme përgjithësuese krijon shtigje besimi. Brenda çiftit Ai-Ajo, gjallon jeta e lëvizja shkon drejt një të ardhmeje më të sigurt.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"469 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0000,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":"0","resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":null,"PeriodicalName":"J. Univers. Comput. Sci.","FirstCategoryId":"1085","ListUrlMain":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.621","RegionNum":0,"RegionCategory":null,"ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":null,"EPubDate":"","PubModel":"","JCR":"","JCRName":"","Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Abstract
Poeti Fatos Arapi, realitetin e jetës njerëzore që lidhet me atdheun dhe dashurinë, e ngriti në realitete estetike me përmasa universale duke na e dhënë këtë anë të shpirtit njerëzore me një bukuri të pashoqe në letërsinë shqipe dhe më gjerë. Vargu ka një përthyerje origjinale nga pesha e metaforave dhe e figurave të shumta letrare. Frymëzimi poetik derdhet natyrshëm, si një përjetim i thellë i realitetit, si një domosdoshmëri për të plotësuar një boshllëk që ishte krijuar midis individit dhe realitetit që e rrethonte. Mendimi poetik lëviz mbi një territor gjeografik që quhet atdhe dhe njeriut që e kërkon fatin e vet brenda kësaj hapësire. Atdheu në rrjedhë të historisë së tij nuk u ka përkitur popujve përherë, por ka qenë i pushtuar edhe nga tiranët. Nën një pushtet tiranie njeriu përthyhet në dinjitetin e vet njerëzor dhe shpesh bëhet bashkëpunëtor i tij. Tek këta njerëz e gjen tirani forcën e vet. Fati njerëzor bëhet gjithnjë e më i vështirë, kur fatin e tij e kanë përcaktuar tiranët. Ndaj thirrja e poetit është se duhet të rrëzojmë tiraninë që atdheu të lartësohet në dinjitetin e vet, të ngrihet në dinjitetin e vendeve dhe kombeve të përparuara të botës.
Poezia e Fatos Arapit është ngjizur në një trajtë të përsosur artistike duke u bërë pjesë e rëndësishme e universit të tij poetik. Atdheu dhe dashuria janë binomi mbi të cilat lartësohet poezia e tij. E dashura, e cila emërtohet shpesh me përemrin Ajo, është pjesë e rëndësishme e jetës. Arapi ishte vazhdimisht në kërkim të poezisë. Prurja e tij poetike ka qenë kurdoherë e freskët dhe e papërsëritshme, pasqyrim përgjithësues i fuqishëm i realitetit të kohës në të cilën jetoi. Kjo ndihet edhe në poezitë e tij të dashurisë të shkruara në vitet 1997-2003, ku pasqyrohet tragjizmi i jetës njerëzore, reflektuar në familje, ku ecet në një horizont të zymtë dhe të mjegullt të mbushur me pasiguri, ankth e mosbesim. Në këtë realitet shqiptar të këtyre viteve, ku dëshpërimi dhe pesimizmi janë të pranishëm edhe në marrëdhëniet në çift, realiteti estetik i krijuar në poezinë e dashurisë i shpërthen kornizat kohore të këtyre viteve dhe me nota të fuqishme përgjithësuese krijon shtigje besimi. Brenda çiftit Ai-Ajo, gjallon jeta e lëvizja shkon drejt një të ardhmeje më të sigurt.