{"title":"Disa të dhëna të reja nga burimet Osmane për kalanë e vjetër në Vushtrri","authors":"Jeton Sallahu, Gentrit Smakaj","doi":"10.59164/univers.v23i23.630","DOIUrl":null,"url":null,"abstract":" \nNë ditët e sotme, kur flasim për qytetin e Vushtrrisë, zakonisht mendja e të gjithëve shkon tek antikiteti. Ndër monumentet identifikuese të saj mund të përmendim, atë që është quajtur me emra të ndryshëm si Kalaja e Vjetër, Kalaja e Qytetit, Kalaja e Vushtrrisë, apo që mund të haset edhe me ndonjë emërtim tjetër. Trualli i sotëm i Vushtrrisë, ishte një vendbanim edhe në antikitet, në të cilin jetoi popullata vendëse, ajo iliro-dardane, paraardhësja e popullatës së sotme shqiptare. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kanë munguar pranitë e popullsive që nuk ishin iliro-shqiptare, të cilat kanë qenë numerikisht pakicë, siç janë edhe sot e kësaj dite. Kjo do të thotë se në ndërtimet e ndryshme që janë realizuar në qytetin që kemi në trajtim, rolin kryesor e ka pasur popullata shumicë, por pa anashkaluar këtu ndikimet e popullsive të tjera që kanë qenë pakica. Megjithatë, përmes studimit të monumentit që kemi në trajtim, pra Kalasë, e kuptojmë njëkohësisht edhe rolin e etnisë iliro-shqiptare ndër epoka.\nKalaja e Vjetër që ndodhet në qendër të qytetit të Vushtrrisë është një objekt me histori shumëshekullore ekzistence, e dëmtuar herë pas here, por sidoqoftë ka arritur të mbijetoj deri në ditët e sotme. Aty në vazhdimësi zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, njëkohësisht shërben si objekt tërheqës për turistët.\nMaterialet e gjetura nga hulumtimet arkeologjike ende të pabotuara, na tregojnë së objekti që kemi në trajtim ka ekzistuar para shekullit 14. Veçanërisht janë të rëndësishme dokumentet e shfrytëzuara nga arkivat turke, që tregojnë se Kalaja e Vjetër në Vushtrri mund të këtë qenë edhe më e madhe sesa që shihet sot duk iu referuar edhe një skice të saj.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"60 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0000,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":"0","resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":null,"PeriodicalName":"J. Univers. Comput. Sci.","FirstCategoryId":"1085","ListUrlMain":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.630","RegionNum":0,"RegionCategory":null,"ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":null,"EPubDate":"","PubModel":"","JCR":"","JCRName":"","Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Abstract
Në ditët e sotme, kur flasim për qytetin e Vushtrrisë, zakonisht mendja e të gjithëve shkon tek antikiteti. Ndër monumentet identifikuese të saj mund të përmendim, atë që është quajtur me emra të ndryshëm si Kalaja e Vjetër, Kalaja e Qytetit, Kalaja e Vushtrrisë, apo që mund të haset edhe me ndonjë emërtim tjetër. Trualli i sotëm i Vushtrrisë, ishte një vendbanim edhe në antikitet, në të cilin jetoi popullata vendëse, ajo iliro-dardane, paraardhësja e popullatës së sotme shqiptare. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kanë munguar pranitë e popullsive që nuk ishin iliro-shqiptare, të cilat kanë qenë numerikisht pakicë, siç janë edhe sot e kësaj dite. Kjo do të thotë se në ndërtimet e ndryshme që janë realizuar në qytetin që kemi në trajtim, rolin kryesor e ka pasur popullata shumicë, por pa anashkaluar këtu ndikimet e popullsive të tjera që kanë qenë pakica. Megjithatë, përmes studimit të monumentit që kemi në trajtim, pra Kalasë, e kuptojmë njëkohësisht edhe rolin e etnisë iliro-shqiptare ndër epoka.
Kalaja e Vjetër që ndodhet në qendër të qytetit të Vushtrrisë është një objekt me histori shumëshekullore ekzistence, e dëmtuar herë pas here, por sidoqoftë ka arritur të mbijetoj deri në ditët e sotme. Aty në vazhdimësi zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, njëkohësisht shërben si objekt tërheqës për turistët.
Materialet e gjetura nga hulumtimet arkeologjike ende të pabotuara, na tregojnë së objekti që kemi në trajtim ka ekzistuar para shekullit 14. Veçanërisht janë të rëndësishme dokumentet e shfrytëzuara nga arkivat turke, që tregojnë se Kalaja e Vjetër në Vushtrri mund të këtë qenë edhe më e madhe sesa që shihet sot duk iu referuar edhe një skice të saj.