{"title":"Jehona e tragjedive të Haxhiademit përmes disa kritikëve të kohës (vitet ’30 -‘40)","authors":"Gëzim Puka","doi":"10.59164/univers.v23i23.613","DOIUrl":null,"url":null,"abstract":"Ethem Haxhiademi ishte bërë i njohur në vitet ‘30 si tragjediograf. Ai kishte botuar disa tragjedi brenda një kohe relativisht të shkurtër. Në këtë artikull vihen në përballje kritikë të ndryshëm të këtyre viteve (‘30-’40), bëhet një qasje kritike komenti, si një formë praktike pluraliste. Përmes shkrimit dëshmohen mendimet kritike më të mira të Vangjo Nirvanës (Vangjel Koça), Branko Merxhanit, Aleksandër Xhuvanit, Elvira Tarros, Jup Kastratit, Stefan Shundit, Behar Shtyllës, që përballen me veprën letrare të E. Haxhiademit dhe kryesisht me dramën “Skënderbeu”.\nNë këtë artikull do të vëmë në përballje kritikë të ndryshëm të viteve ‘30-‘40 dhe do të vështrojmë se si një qasje e caktuar kritike kërkon të përballet me veprën e freskët letrare të Haxhiademit në kushtet e një prodhimi të zbehtë letrar dramatik. Çfarë kriteresh qas kritika e kohës? Çfarë koherence ka mes hapave të ndryshme dhe niveleve të ndryshme të qasjes? Nga cila bazë teorike merr shkas? Do të zbresim tek parimet dhe do të shohim se mbi çfarë bazash ideologjike formohen hipotezat kritike, duke nxjerrë në dritë procedurat dhe rezultatet e ndryshme, si dhe nuk do të harrojmë të marrim në konsideratë tendencat letrare dhe përshtatjen ndaj tyre të tendencave kritike. Disa nga kritikët ishin edhe shkrimtarë, ndaj kishin një pikëvështrim mbi letërsinë e botuar tashmë, dhe atë që s’ishte prodhuar akoma.\nDuket që kritika e kohës është vendosur në pozicionin tipik platonik, ku kritiku mjaftohet me kalimin e veprave dhe rileximin e tyre. Sipas këtij pikëvështrimi, janë gjithmonë veprat më të mira ato që mbijetojnë. Ana e mirë e këtyre kritikëve është se u vunë në shërbim të tekstit, duke punuar në kufijtë e tij dhe duke e bërë më të kuptueshëm, për ta ndërmejtësuar me lexuesin. Artikulli argumenton dhe vjen në përfundimin se kritika e kohës, me mjaft përgjegjshmëri edhe pse me tone polemizuese, është përpjekur t’i japë E. Haxhiademit një vend në historinë e letërsisë shqipe.\n ","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"37 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0000,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":"0","resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":null,"PeriodicalName":"J. Univers. Comput. Sci.","FirstCategoryId":"1085","ListUrlMain":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.613","RegionNum":0,"RegionCategory":null,"ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":null,"EPubDate":"","PubModel":"","JCR":"","JCRName":"","Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Abstract
Ethem Haxhiademi ishte bërë i njohur në vitet ‘30 si tragjediograf. Ai kishte botuar disa tragjedi brenda një kohe relativisht të shkurtër. Në këtë artikull vihen në përballje kritikë të ndryshëm të këtyre viteve (‘30-’40), bëhet një qasje kritike komenti, si një formë praktike pluraliste. Përmes shkrimit dëshmohen mendimet kritike më të mira të Vangjo Nirvanës (Vangjel Koça), Branko Merxhanit, Aleksandër Xhuvanit, Elvira Tarros, Jup Kastratit, Stefan Shundit, Behar Shtyllës, që përballen me veprën letrare të E. Haxhiademit dhe kryesisht me dramën “Skënderbeu”.
Në këtë artikull do të vëmë në përballje kritikë të ndryshëm të viteve ‘30-‘40 dhe do të vështrojmë se si një qasje e caktuar kritike kërkon të përballet me veprën e freskët letrare të Haxhiademit në kushtet e një prodhimi të zbehtë letrar dramatik. Çfarë kriteresh qas kritika e kohës? Çfarë koherence ka mes hapave të ndryshme dhe niveleve të ndryshme të qasjes? Nga cila bazë teorike merr shkas? Do të zbresim tek parimet dhe do të shohim se mbi çfarë bazash ideologjike formohen hipotezat kritike, duke nxjerrë në dritë procedurat dhe rezultatet e ndryshme, si dhe nuk do të harrojmë të marrim në konsideratë tendencat letrare dhe përshtatjen ndaj tyre të tendencave kritike. Disa nga kritikët ishin edhe shkrimtarë, ndaj kishin një pikëvështrim mbi letërsinë e botuar tashmë, dhe atë që s’ishte prodhuar akoma.
Duket që kritika e kohës është vendosur në pozicionin tipik platonik, ku kritiku mjaftohet me kalimin e veprave dhe rileximin e tyre. Sipas këtij pikëvështrimi, janë gjithmonë veprat më të mira ato që mbijetojnë. Ana e mirë e këtyre kritikëve është se u vunë në shërbim të tekstit, duke punuar në kufijtë e tij dhe duke e bërë më të kuptueshëm, për ta ndërmejtësuar me lexuesin. Artikulli argumenton dhe vjen në përfundimin se kritika e kohës, me mjaft përgjegjshmëri edhe pse me tone polemizuese, është përpjekur t’i japë E. Haxhiademit një vend në historinë e letërsisë shqipe.