{"title":"Kontributi i Rexhep Vokës për edukimin në dijet humane dhe fetare të epokës së Rilindjes","authors":"Vebi Bexheti","doi":"10.59164/univers.v23i23.619","DOIUrl":null,"url":null,"abstract":"Rexhep Voka mbeti një personalitet i shquar fetar, që e zgjidhi drejt raportin fe-atdhe dhe njëri nga veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare. Veprimtaria e tij praktike dhe teorike, ishte në shërbim të emancipimit shoqëror të bashkëkombasve të vet. Morali i tij si teolog dhe atdhetar përputhet me parimet themelore të moralit islam, pa i anashkaluar traditat kulturore shqiptare. Në këtë fushë ai mbetet edukator i veçantë si mësues e pedagog i mirëfilltë. Përvoja edhe e popujve të tjerë, atë e kishte mësuar se nuk kishte shembull në histori, që një komb të edukohej e të arsimohej në mënyrë të gjithanshme në gjuhë të huaj. \"Deri të këndojmë në gjuhën tonë, kombit dije e terbije nuk mundemi me i dhanë\", konstatonte Rexhep Voka.\nAi jetoi dhe krijoi në kohën kur letërsia e bejtexhinjve ia kishte lëshuar vendin asaj të Rilindjes Kombëtare. Përkushtimi për gjuhën amtare dhe arsimimi i popullit ishin ndër detyrimet kryesore të rilindësve, fusha në të cilat përqendrohet kryesisht edhe Rexhep Voka. Veprimtaria krijuese dhe studimore e Vokës është e gjithanshme. Ajo përfshin botime didaktike fetare, gjuhësore, publicistike dhe mbledhje folklori.\nE gjithë veprimtaria e Rexhep Vokës synonte edukimin e brezave në shumë aspekte, sidomos bashkimin e tyre, pa dallime krahinore, fetare e dislektote, që njëherit ishte edhe themeli i ideve të rilindësve shqiptarë. Në veprën \"Mendime\", ai përveç tjerash shprehet: \"Të mos themi ki muslimsn e ki i krishten, jo tosk e jo geg se xhith xhi imi shqiptar jemi ni fis e ni farë, mendim ky plotësisht në përputhje me idetë e rilindësve. Rexhep Voka si teolog, mendimtar, e iluminist, u krijua dhe u edukua në medresetë e Tetovës, institucione këto arsimore, fetare islame, që përgatitnin kuadër fetarë dhe administrativ, për të vazhduar pastaj shkollimin e lartë fetar në Stamboll, ku do njihet edhe me idetë përparimtare të atdhetarëve rilindës.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"41 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0000,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":"0","resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":null,"PeriodicalName":"J. Univers. Comput. Sci.","FirstCategoryId":"1085","ListUrlMain":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.619","RegionNum":0,"RegionCategory":null,"ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":null,"EPubDate":"","PubModel":"","JCR":"","JCRName":"","Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Abstract
Rexhep Voka mbeti një personalitet i shquar fetar, që e zgjidhi drejt raportin fe-atdhe dhe njëri nga veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare. Veprimtaria e tij praktike dhe teorike, ishte në shërbim të emancipimit shoqëror të bashkëkombasve të vet. Morali i tij si teolog dhe atdhetar përputhet me parimet themelore të moralit islam, pa i anashkaluar traditat kulturore shqiptare. Në këtë fushë ai mbetet edukator i veçantë si mësues e pedagog i mirëfilltë. Përvoja edhe e popujve të tjerë, atë e kishte mësuar se nuk kishte shembull në histori, që një komb të edukohej e të arsimohej në mënyrë të gjithanshme në gjuhë të huaj. "Deri të këndojmë në gjuhën tonë, kombit dije e terbije nuk mundemi me i dhanë", konstatonte Rexhep Voka.
Ai jetoi dhe krijoi në kohën kur letërsia e bejtexhinjve ia kishte lëshuar vendin asaj të Rilindjes Kombëtare. Përkushtimi për gjuhën amtare dhe arsimimi i popullit ishin ndër detyrimet kryesore të rilindësve, fusha në të cilat përqendrohet kryesisht edhe Rexhep Voka. Veprimtaria krijuese dhe studimore e Vokës është e gjithanshme. Ajo përfshin botime didaktike fetare, gjuhësore, publicistike dhe mbledhje folklori.
E gjithë veprimtaria e Rexhep Vokës synonte edukimin e brezave në shumë aspekte, sidomos bashkimin e tyre, pa dallime krahinore, fetare e dislektote, që njëherit ishte edhe themeli i ideve të rilindësve shqiptarë. Në veprën "Mendime", ai përveç tjerash shprehet: "Të mos themi ki muslimsn e ki i krishten, jo tosk e jo geg se xhith xhi imi shqiptar jemi ni fis e ni farë, mendim ky plotësisht në përputhje me idetë e rilindësve. Rexhep Voka si teolog, mendimtar, e iluminist, u krijua dhe u edukua në medresetë e Tetovës, institucione këto arsimore, fetare islame, që përgatitnin kuadër fetarë dhe administrativ, për të vazhduar pastaj shkollimin e lartë fetar në Stamboll, ku do njihet edhe me idetë përparimtare të atdhetarëve rilindës.