{"title":"Integrimi i botëkuptimit Islam","authors":"Haki Sahitaj","doi":"10.59164/univers.v23i23.623","DOIUrl":null,"url":null,"abstract":"Pas çdo sjelljeje, forme, ngjyre, mendimi, rituali, ekziston një besim që e shtyn dhe e sjell atë në botën e dukshme. Ky besim është një perspektivë se si një person apo shoqëri e shikon jetën dhe çfarë kuptimi i jep jetës. Ai vlerëson dhe mohon gjithçka nga bota për aq sa bota paraqitet në kornizën e tij. Kjo kornizë, e cila gjithashtu prezanton vlerat dhe konceptet themelore, njihet si botëkuptim, pra mënyra se si i japim kuptim botës. Përveç shumë botëkuptimeve të ndryshme, ne kemi një botëkuptim me karakter fetar, botëkuptimin Islam.\nFeja përherë ka qenë një mënyrë me anë të së cilës njerëzit janë lidhur me universin dhe e kanë përmbushur fatin e tyre. Ajo vazhdimisht ka shërbyer si burim me ndikim në formimin e të menduarit dhe dhënies kuptim botës. Si çdo botëkuptim, përveç vlerave dhe karakteristikave që përmban, ajo gjithashtu ka një burim të caktuar nga i cili formohet dhe përcaktohet. Kur themi “botëkuptim islam”, kemi të bëjmë me një botëkuptim të ndryshëm nga botëkuptimet e tjera. Ky botëkuptim gjithashtu e ka burimin e tij, nga i cili e përcakton realitetin dhe nxjerr në pah shpirtin e tij të veçantë. Burimet nga rrjedh dhe formulohet botëkuptimi islam janë Kurani dhe Sunneti.\nSi çdo botëkuptim tjetër, botëkuptimi Islam ka vlera dhe koncepte themelore dhe një mënyrë unike si e vështron jetën. Falë kësaj perspektive, muslimanët kanë prodhuar një kulturë të llojit të tyre, e cila është frymëzuar dhe formuar brenda kornizës së vet. Por ka edhe një moment kur kultura dhe botëkuptimi nuk shkojnë dorë për dore dhe kjo vjen si rezultat i mungesës së qartësisë së vizionit dhe perceptimit të qartë të botëkuptimit, i cili lë pasoja në format konkrete të sjelljes dhe kulturës.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"16 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0000,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":"0","resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":null,"PeriodicalName":"J. Univers. Comput. Sci.","FirstCategoryId":"1085","ListUrlMain":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.623","RegionNum":0,"RegionCategory":null,"ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":null,"EPubDate":"","PubModel":"","JCR":"","JCRName":"","Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Abstract
Pas çdo sjelljeje, forme, ngjyre, mendimi, rituali, ekziston një besim që e shtyn dhe e sjell atë në botën e dukshme. Ky besim është një perspektivë se si një person apo shoqëri e shikon jetën dhe çfarë kuptimi i jep jetës. Ai vlerëson dhe mohon gjithçka nga bota për aq sa bota paraqitet në kornizën e tij. Kjo kornizë, e cila gjithashtu prezanton vlerat dhe konceptet themelore, njihet si botëkuptim, pra mënyra se si i japim kuptim botës. Përveç shumë botëkuptimeve të ndryshme, ne kemi një botëkuptim me karakter fetar, botëkuptimin Islam.
Feja përherë ka qenë një mënyrë me anë të së cilës njerëzit janë lidhur me universin dhe e kanë përmbushur fatin e tyre. Ajo vazhdimisht ka shërbyer si burim me ndikim në formimin e të menduarit dhe dhënies kuptim botës. Si çdo botëkuptim, përveç vlerave dhe karakteristikave që përmban, ajo gjithashtu ka një burim të caktuar nga i cili formohet dhe përcaktohet. Kur themi “botëkuptim islam”, kemi të bëjmë me një botëkuptim të ndryshëm nga botëkuptimet e tjera. Ky botëkuptim gjithashtu e ka burimin e tij, nga i cili e përcakton realitetin dhe nxjerr në pah shpirtin e tij të veçantë. Burimet nga rrjedh dhe formulohet botëkuptimi islam janë Kurani dhe Sunneti.
Si çdo botëkuptim tjetër, botëkuptimi Islam ka vlera dhe koncepte themelore dhe një mënyrë unike si e vështron jetën. Falë kësaj perspektive, muslimanët kanë prodhuar një kulturë të llojit të tyre, e cila është frymëzuar dhe formuar brenda kornizës së vet. Por ka edhe një moment kur kultura dhe botëkuptimi nuk shkojnë dorë për dore dhe kjo vjen si rezultat i mungesës së qartësisë së vizionit dhe perceptimit të qartë të botëkuptimit, i cili lë pasoja në format konkrete të sjelljes dhe kulturës.