{"title":"Struktura etiko-morale e personalitetit të njeriut","authors":"Faruk Borova","doi":"10.59164/univers.v23i23.632","DOIUrl":null,"url":null,"abstract":"Vlerat etiko-morale të njeriut janë shumë të rëndësishme pasi mbi këto vlera krijohet edhe personaliteti i njeriut. Autori Xhemal Balla, si elementë të strukturës etiko-morale të personalitetit të njeriut ka trajtuar mjaft të tilla, duke përfshirë virtyte dhe vese, që mund të konsiderohen si më kryesoret dhe konkretisht: thjeshtësia, nderi, bujaria turpi, dyfytyrësia, hipokrizia, përgojimi, paragjykimi, smira, dashuria, sinqeriteti, mirësia, mashtrimi, hulumtimi i jetës private të tjetrit, shpifja, toleranca, gënjeshtra, dhuna. Mungesa e virtyteve dhe njëherësh prania e veseve tek pjesëtarët e shoqërisë, po dëmtojnë së tepërmi karakterin e njerëzve, pa lënë mënjanë edhe demin që po i shkaktojne unitetit në familje.\n Në këtë libër, janë përfshirë 42 artikuj, në të cilat janë analizuar me mjaft saktësi pothuajse të gjitha cilësitë që i duhen një njeriu me personalitet të plotë apo disa vese në ҫdo aspekt të jetës. Përsosja e këtyre virtyteve, apo eliminimi i veseve, sigurisht që mund të jenë më të mundëshme për myslimanin, pasi mbështetet tek Kurani famëlartë dhe hadithet e Profetit Muhamed a.s. Në vijim po përmend disa nga virtytet dhe veset për të cilat flet autori në librin e tij. \n\nNë sjellje njeriu duhet të shprehë unitet midis mendimit e veprimit.\nThjeshtësia, cilësi e lartë e moralit të njeriut.\nDëlirësia shpirtërore. (Ihlasi).\nTurpi, një cilësi e vetëpërmbajtjes dhe ekuilibrit në cështje të edukatës dhe respektit.\nDyfytyrësia, - një prirje e shëmtuar e moralit të njeriut.\nDrejtësia – rruga e ballancuar në mes veprimit dhe indiferencës.\nNdjenja e mëshirës buron nga Zoti, nëpërmjet së cilës krijoi gjithcka\nBamirësia është një ndjenjë që buron nga mendimi apo aktiviteti i dobishëm për individin në shoqëri.\nBesimi në Zot e bën besimtarin të vendosur e të qëndrueshëm përballë vështirësive në jetë.\nAbuzimi – fenomen negativ në shfrytëzimin e postit për interesa personale.\nDhunimi është padrejtësi.\n\nKur mbaron së lexuari librin në fjalë, pa mëdyshje, të krijohet ideja se ke marrë njohuri të plota pothuajse në të gjitha aspektet e virtyteve që duhet të ketë njeriu njëherësh edhe të veseve negative. Këto virtyte autori, i ka trajtuar qartë se si mund të fitohen dhe si është rruga më e saktë për t’iu shmangur veseve. Është pikërisht fetari i devotshëm ai që krijon figurën më ekselente të personit me virtytet më të plota. Pse ndodh kjo. \nSë pari, vlera dhe nevoja që ka njeriu për këto virtyte etiko-morale janë të shpjeguara shumë qartë në Kuranin famëlartë pra janë shpjegime të Allahut, ideatorit dhe Krijuesit të kësaj bote duke përfshirë edhe njeriun. Duhet theksuar fakti se fetari i kupton dhe i zbaton me rigorozitet mësimet e fesë pasi e ndjen dashurin por edhe frikën e Allahut si në këtë dynja por më tepër në jetën e përtejme. \nAspekti i drejtësisë është një nga virtytet kryesore të njeriut. Mirëpo në shumë raste në vendin tonë ky virtyt ekziston në të njerëz të rrallë. Dhe fatkeqësisht aty ku duhet të ishte më i theksuar, ky virtyt është eliminuar pikërisht në institucionet e drejtësisë. Ndodhur në këtë situatë njerëzit që kanë humbur shpresën që kjo drejtësi e munguar të veprojë, ndodh edhe moszbatimi i një virtyti të theksuar në Kuranin famëlartë siç është – Të falësh dikë se është sevap. Mirëpo këtu nuk ndodhin ngjarje të paqëllimshme të mungesës së drejtësisë në mënyrë që fatkeqi të falë keqbërësin, por veprimet korruptive janë të superqëllimshme. Në një situatë të tillë njerëzit e zakonshëm nuk arrijnë të falin pasi vuajtjet e tyre janë ekstreme, por lutjet duhet të jenë të tilla që këto padrejtësi të fillojnë të zhbëhen dhe kështu të fillojë funksionimi i virtytit të faljes. \nPothuajse edhe njerëzit jo besimtarë e pranojnë që çdo gjë në këtë botë, duke përfshirë edhe njeriun, është produkt i fuqisë së mbinatyrëshme, por jo të gjithë e vlerësojnë në mënyrë të barabartë këtë aspekt. Si rezultat i kësaj mirësie të Allahut, njeriu që kur ndërgjegjësohet e deri në fund të jetës, duhet të jetë i brumosur me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj Krijuesit. Me të drejtë në Kuran thuhet se vetëm tre grupe njerëzish përjashtohen nga kjo përgjegjësi: kur njeriu është në gjumë, fëmija deri sa të arrijë moshën e pjekurisë dhe nga njerëzit e papërgjegjshëm mendërisht. Mirësi, respekt, dashamirësi etj. i dedikohen njeriut që e ndërton jetën e tij me përgjegjësinë ndaj Allahut edhe pse ai nuk e shikon atë me sytë e tij, por shikimi më i plotë është ai që bëhet me shpirtin dhe mendjen e tij.\nNë mbyllje do të thoja: Ky libër është mjaft i dobishëm, sigurisht në rradhë të parë për besimtarët muslimanë, por pse jo dhe për njerëzit e besimeve monoteiste por pse jo edhe për ateistët, pasi i tregon rrugën e drejtë që duhet të ndjekin në jetë, sidomos në këto kohëra tepër të turbullta. ","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"17 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0000,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":"0","resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":null,"PeriodicalName":"J. Univers. Comput. Sci.","FirstCategoryId":"1085","ListUrlMain":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.632","RegionNum":0,"RegionCategory":null,"ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":null,"EPubDate":"","PubModel":"","JCR":"","JCRName":"","Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Abstract
Vlerat etiko-morale të njeriut janë shumë të rëndësishme pasi mbi këto vlera krijohet edhe personaliteti i njeriut. Autori Xhemal Balla, si elementë të strukturës etiko-morale të personalitetit të njeriut ka trajtuar mjaft të tilla, duke përfshirë virtyte dhe vese, që mund të konsiderohen si më kryesoret dhe konkretisht: thjeshtësia, nderi, bujaria turpi, dyfytyrësia, hipokrizia, përgojimi, paragjykimi, smira, dashuria, sinqeriteti, mirësia, mashtrimi, hulumtimi i jetës private të tjetrit, shpifja, toleranca, gënjeshtra, dhuna. Mungesa e virtyteve dhe njëherësh prania e veseve tek pjesëtarët e shoqërisë, po dëmtojnë së tepërmi karakterin e njerëzve, pa lënë mënjanë edhe demin që po i shkaktojne unitetit në familje.
Në këtë libër, janë përfshirë 42 artikuj, në të cilat janë analizuar me mjaft saktësi pothuajse të gjitha cilësitë që i duhen një njeriu me personalitet të plotë apo disa vese në ҫdo aspekt të jetës. Përsosja e këtyre virtyteve, apo eliminimi i veseve, sigurisht që mund të jenë më të mundëshme për myslimanin, pasi mbështetet tek Kurani famëlartë dhe hadithet e Profetit Muhamed a.s. Në vijim po përmend disa nga virtytet dhe veset për të cilat flet autori në librin e tij.
Në sjellje njeriu duhet të shprehë unitet midis mendimit e veprimit.
Thjeshtësia, cilësi e lartë e moralit të njeriut.
Dëlirësia shpirtërore. (Ihlasi).
Turpi, një cilësi e vetëpërmbajtjes dhe ekuilibrit në cështje të edukatës dhe respektit.
Dyfytyrësia, - një prirje e shëmtuar e moralit të njeriut.
Drejtësia – rruga e ballancuar në mes veprimit dhe indiferencës.
Ndjenja e mëshirës buron nga Zoti, nëpërmjet së cilës krijoi gjithcka
Bamirësia është një ndjenjë që buron nga mendimi apo aktiviteti i dobishëm për individin në shoqëri.
Besimi në Zot e bën besimtarin të vendosur e të qëndrueshëm përballë vështirësive në jetë.
Abuzimi – fenomen negativ në shfrytëzimin e postit për interesa personale.
Dhunimi është padrejtësi.
Kur mbaron së lexuari librin në fjalë, pa mëdyshje, të krijohet ideja se ke marrë njohuri të plota pothuajse në të gjitha aspektet e virtyteve që duhet të ketë njeriu njëherësh edhe të veseve negative. Këto virtyte autori, i ka trajtuar qartë se si mund të fitohen dhe si është rruga më e saktë për t’iu shmangur veseve. Është pikërisht fetari i devotshëm ai që krijon figurën më ekselente të personit me virtytet më të plota. Pse ndodh kjo.
Së pari, vlera dhe nevoja që ka njeriu për këto virtyte etiko-morale janë të shpjeguara shumë qartë në Kuranin famëlartë pra janë shpjegime të Allahut, ideatorit dhe Krijuesit të kësaj bote duke përfshirë edhe njeriun. Duhet theksuar fakti se fetari i kupton dhe i zbaton me rigorozitet mësimet e fesë pasi e ndjen dashurin por edhe frikën e Allahut si në këtë dynja por më tepër në jetën e përtejme.
Aspekti i drejtësisë është një nga virtytet kryesore të njeriut. Mirëpo në shumë raste në vendin tonë ky virtyt ekziston në të njerëz të rrallë. Dhe fatkeqësisht aty ku duhet të ishte më i theksuar, ky virtyt është eliminuar pikërisht në institucionet e drejtësisë. Ndodhur në këtë situatë njerëzit që kanë humbur shpresën që kjo drejtësi e munguar të veprojë, ndodh edhe moszbatimi i një virtyti të theksuar në Kuranin famëlartë siç është – Të falësh dikë se është sevap. Mirëpo këtu nuk ndodhin ngjarje të paqëllimshme të mungesës së drejtësisë në mënyrë që fatkeqi të falë keqbërësin, por veprimet korruptive janë të superqëllimshme. Në një situatë të tillë njerëzit e zakonshëm nuk arrijnë të falin pasi vuajtjet e tyre janë ekstreme, por lutjet duhet të jenë të tilla që këto padrejtësi të fillojnë të zhbëhen dhe kështu të fillojë funksionimi i virtytit të faljes.
Pothuajse edhe njerëzit jo besimtarë e pranojnë që çdo gjë në këtë botë, duke përfshirë edhe njeriun, është produkt i fuqisë së mbinatyrëshme, por jo të gjithë e vlerësojnë në mënyrë të barabartë këtë aspekt. Si rezultat i kësaj mirësie të Allahut, njeriu që kur ndërgjegjësohet e deri në fund të jetës, duhet të jetë i brumosur me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj Krijuesit. Me të drejtë në Kuran thuhet se vetëm tre grupe njerëzish përjashtohen nga kjo përgjegjësi: kur njeriu është në gjumë, fëmija deri sa të arrijë moshën e pjekurisë dhe nga njerëzit e papërgjegjshëm mendërisht. Mirësi, respekt, dashamirësi etj. i dedikohen njeriut që e ndërton jetën e tij me përgjegjësinë ndaj Allahut edhe pse ai nuk e shikon atë me sytë e tij, por shikimi më i plotë është ai që bëhet me shpirtin dhe mendjen e tij.
Në mbyllje do të thoja: Ky libër është mjaft i dobishëm, sigurisht në rradhë të parë për besimtarët muslimanë, por pse jo dhe për njerëzit e besimeve monoteiste por pse jo edhe për ateistët, pasi i tregon rrugën e drejtë që duhet të ndjekin në jetë, sidomos në këto kohëra tepër të turbullta.