Pub Date : 2023-02-16DOI: 10.59164/univers.v23i23.624
Adnan Qaka
Punimi “Roli i kishës ortodokse serbe në dëm të çështjes së Kosovës nga viti 1912 e deri në vitin 1999” paraqet një studim lidhur me institucionin shumë të fuqishëm të gjithë historisë së popullit serb. Fjala është për kishën ortodokse serbe, e cila pa dyshim mbetet një nga katër faktorët më të fuqishëm që historikisht e kanë dëmtuar çështjen e Kosovës dhe shqiptareve në përgjithësi. Kisha serbe është bashkëpunëtore me pushtetin serb në masakrimin, gjenocidin dhe etnocidin serb mbi shqiptarët, nga viti 1912 deri në ditët e sotme. Me bekimin e kishës, paramilitarët serbë, si dhe me mbështetjen e policisë dhe të ushtrisë, vranë dhe masakruan mijëra shqiptarë. Me strategjinë e tokave të djegura, së pari i plaçkitën dhe rrafshuan për tokë qindra fshatra në periudhën e ripushtimit të Kosovës në vitin 1918. Në këtë artikull do të trajtohet ekstremizmi ortodoks serb ndaj shqiptareve te motivuar nga kisha, si dhe shpërnguljet e dhunshme që janë bërë, po ashtu do të trajtohet edhe me argumente shkencore roli i saj përgjegjës në gjenocidin ndaj myslimaneve te Ballkanit, ku ajo ishte bashkëpjesëmarrëse në hartimin e shumicës nga 32 programet Serbe për gjenocid ndaj shqiptarëve. Kontributi i saj në nxitjen e fashizmit serb është shumë i madh gjatë tërë historisë, sidomos gjate luftërave te fundit në Ballkan, ajo ishte motivuese e kriminelëve kryesorë serbë gjatë luftërave ne Ballkan, dhe se lufta e saj për mbrojtje e ortodoksizmit, siç e quanin ata ishte shfaqur në vazhdimësi.
{"title":"Roli i Kishës Ortodokse Serbe në dëm të çështjes së Kosovës (1912-1999)","authors":"Adnan Qaka","doi":"10.59164/univers.v23i23.624","DOIUrl":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.624","url":null,"abstract":"Punimi “Roli i kishës ortodokse serbe në dëm të çështjes së Kosovës nga viti 1912 e deri në vitin 1999” paraqet një studim lidhur me institucionin shumë të fuqishëm të gjithë historisë së popullit serb. Fjala është për kishën ortodokse serbe, e cila pa dyshim mbetet një nga katër faktorët më të fuqishëm që historikisht e kanë dëmtuar çështjen e Kosovës dhe shqiptareve në përgjithësi.\u0000Kisha serbe është bashkëpunëtore me pushtetin serb në masakrimin, gjenocidin dhe etnocidin serb mbi shqiptarët, nga viti 1912 deri në ditët e sotme. Me bekimin e kishës, paramilitarët serbë, si dhe me mbështetjen e policisë dhe të ushtrisë, vranë dhe masakruan mijëra shqiptarë. Me strategjinë e tokave të djegura, së pari i plaçkitën dhe rrafshuan për tokë qindra fshatra në periudhën e ripushtimit të Kosovës në vitin 1918.\u0000Në këtë artikull do të trajtohet ekstremizmi ortodoks serb ndaj shqiptareve te motivuar nga kisha, si dhe shpërnguljet e dhunshme që janë bërë, po ashtu do të trajtohet edhe me argumente shkencore roli i saj përgjegjës në gjenocidin ndaj myslimaneve te Ballkanit, ku ajo ishte bashkëpjesëmarrëse në hartimin e shumicës nga 32 programet Serbe për gjenocid ndaj shqiptarëve. Kontributi i saj në nxitjen e fashizmit serb është shumë i madh gjatë tërë historisë, sidomos gjate luftërave te fundit në Ballkan, ajo ishte motivuese e kriminelëve kryesorë serbë gjatë luftërave ne Ballkan, dhe se lufta e saj për mbrojtje e ortodoksizmit, siç e quanin ata ishte shfaqur në vazhdimësi.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"4 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"87067188","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
Pub Date : 2023-02-16DOI: 10.59164/univers.v23i23.615
Ziber Lata, Naser Ramadani
Përkthimi është një proces që lidhet drejtpërdrejt me qenësinë e gjuhës shqipe, sepse vetë dokumentet e para të gjuhës shqipe janë përkthime, dhe e njëjta gjë vlen edhe për gjuhën arabe. Kështu që ind themelor i gjuhës shqipe dhe i gjuhës arabe është përkthimi, pra nuk mund të mendohet të studiohen këto gjuhë pa e marrë në konsideratë studimin edhe të vetë përkthimit nga dhe në këto gjuhë. Përkthimi i literaturës arabe në gjuhën shqipe ka filluar qysh në vitet e para kur trevat shqiptare pranuan fenë islame, sepse që atëherë, nga nevoja për ta mësuar fenë ishin të detyruar që të mësojnë vetë gjuhën arabe ose t’u përkthehej diçka nga ajo. Jetëgjatësia shumë shekullore e përkthimit nga gjuha arabe në gjuhën shqipe nuk le hapësirë për diskutime ekzistuese, por për tip dhe kualitet të përkthimit. Nëse u referohemi fazave të ndryshme historike, do të shohim se pjesa dërmuese e literaturës së përkthyer gjatë gjithë kohës ka qenë fetare, me përjashtime të vogla nga letërsia e bejtexhinjve. Sa për të kaluarën historike, po aq edhe për gjendjen faktike, gjatë këtij punimi do t’i shtjellojmë faktorët e fokusimit të shqiptarëve vetëm në përkthimin e literaturës fetare, ose më mirë të themi përse nuk u përkthyen edhe vepra të fushave të tjera? Sfidat dhe problemet e përkthimologjisë nga gjuha arabe në gjuhën shqipe sot. Problemi i sfidave asnjëherë nuk është i njëanshëm apo i drejtuar vetëm në një anë, por ai është i shtrirë në më shumë segmente: te vepra e përkthyer, te kultura gjuhësore e përkthyesit, te kualiteti i botimit etj. Në fund do të nxjerrim konkluzione dhe sugjerime, në mënyrë që studiuesit dhe ardhshëm të kenë një pasqyrim të problematikës së përkthimologjisë shqiptare nga gjuha arabe.
{"title":"Fillesat e përkthimit nga gjuha Arabe në gjuhën Shqipe","authors":"Ziber Lata, Naser Ramadani","doi":"10.59164/univers.v23i23.615","DOIUrl":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.615","url":null,"abstract":"Përkthimi është një proces që lidhet drejtpërdrejt me qenësinë e gjuhës shqipe, sepse vetë dokumentet e para të gjuhës shqipe janë përkthime, dhe e njëjta gjë vlen edhe për gjuhën arabe. Kështu që ind themelor i gjuhës shqipe dhe i gjuhës arabe është përkthimi, pra nuk mund të mendohet të studiohen këto gjuhë pa e marrë në konsideratë studimin edhe të vetë përkthimit nga dhe në këto gjuhë. Përkthimi i literaturës arabe në gjuhën shqipe ka filluar qysh në vitet e para kur trevat shqiptare pranuan fenë islame, sepse që atëherë, nga nevoja për ta mësuar fenë ishin të detyruar që të mësojnë vetë gjuhën arabe ose t’u përkthehej diçka nga ajo.\u0000Jetëgjatësia shumë shekullore e përkthimit nga gjuha arabe në gjuhën shqipe nuk le hapësirë për diskutime ekzistuese, por për tip dhe kualitet të përkthimit. Nëse u referohemi fazave të ndryshme historike, do të shohim se pjesa dërmuese e literaturës së përkthyer gjatë gjithë kohës ka qenë fetare, me përjashtime të vogla nga letërsia e bejtexhinjve. \u0000Sa për të kaluarën historike, po aq edhe për gjendjen faktike, gjatë këtij punimi do t’i shtjellojmë faktorët e fokusimit të shqiptarëve vetëm në përkthimin e literaturës fetare, ose më mirë të themi përse nuk u përkthyen edhe vepra të fushave të tjera?\u0000Sfidat dhe problemet e përkthimologjisë nga gjuha arabe në gjuhën shqipe sot. Problemi i sfidave asnjëherë nuk është i njëanshëm apo i drejtuar vetëm në një anë, por ai është i shtrirë në më shumë segmente: te vepra e përkthyer, te kultura gjuhësore e përkthyesit, te kualiteti i botimit etj.\u0000Në fund do të nxjerrim konkluzione dhe sugjerime, në mënyrë që studiuesit dhe ardhshëm të kenë një pasqyrim të problematikës së përkthimologjisë shqiptare nga gjuha arabe.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"19 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"87287060","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
Pub Date : 2023-02-16DOI: 10.59164/univers.v23i23.625
Emine Boriçi
Agron Tufa është ndër autorët që ka kontribuar shumë në letërsinë bashkëkohore shqiptare. Ai ka përdorur në veprat e tij teknika të ndryshme dhe të veçanta rrëfimore, sidomos në elementin kohë. Përmes tyre ai veçohet si autori me stil unik, përpjekja e të cilit në këtë lëmë i paralelizon romanet shqiptare krahasimisht me të huajat. Prandaj, guxojmë të themi se Agron Tufa është ndër autorët më me zë dhe që ka sjellë mjaft risi në letërsinë shqiptare. Tufa në romanet e tij kthehet pas në kohë, por analepsat e brendshme mundësojnë që romani të këtë linjë natyrale rrjedhimore, natyrshëm kthehet pas dhe natyrshëm paralajmëron për një ndodhi të caktuar. Konvencionalit nisur nga fabula e romaneve të Agron Tufës, kemi disa lloje kohore, të cilat sa shkrihen me njëra-tjetrën, po aq edhe janë qartësisht të kuptueshme. Një konkluzion mjaft i rëndësishëm i këtij punimi është edhe tematika që ka sjellë Tufa dhe mënyra sesi ai e ka trajtuar. Konkretisht, në veprat që kemi marrë në studim, “Dueli” dhe “Fabula Rasa” janë trajtuar tema të thjeshta të realitetit. Përmes kohës, veprimi dhe ngjarjet trajtohen si një ndodhi e zakonshme siç ndodh në përditshmëri. Përshkrimi i jetës në shkollën e mesme, përjetimi i dashurive të para, fatkeqësi si përdhunime, martesë (te “Dueli), vetëvrasje nga një fenomen fiziologjik i nuses (“Fabula Rasa”) janë fenomene jetësore, pjesë e realitetit. Këto ngjarje, artistikisht, përmes analepsës dhe prolepsës fitojnë kolore artistike dhe simbolike, prandaj themi që Tufa është ndër autorët më të rëndësishëm të letërsisë sonë bashkëkohore.
{"title":"Rrugëtim në romanet e Agron Tufës","authors":"Emine Boriçi","doi":"10.59164/univers.v23i23.625","DOIUrl":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.625","url":null,"abstract":"Agron Tufa është ndër autorët që ka kontribuar shumë në letërsinë bashkëkohore shqiptare. Ai ka përdorur në veprat e tij teknika të ndryshme dhe të veçanta rrëfimore, sidomos në elementin kohë. Përmes tyre ai veçohet si autori me stil unik, përpjekja e të cilit në këtë lëmë i paralelizon romanet shqiptare krahasimisht me të huajat. Prandaj, guxojmë të themi se Agron Tufa është ndër autorët më me zë dhe që ka sjellë mjaft risi në letërsinë shqiptare.\u0000Tufa në romanet e tij kthehet pas në kohë, por analepsat e brendshme mundësojnë që romani të këtë linjë natyrale rrjedhimore, natyrshëm kthehet pas dhe natyrshëm paralajmëron për një ndodhi të caktuar. Konvencionalit nisur nga fabula e romaneve të Agron Tufës, kemi disa lloje kohore, të cilat sa shkrihen me njëra-tjetrën, po aq edhe janë qartësisht të kuptueshme.\u0000Një konkluzion mjaft i rëndësishëm i këtij punimi është edhe tematika që ka sjellë Tufa dhe mënyra sesi ai e ka trajtuar. Konkretisht, në veprat që kemi marrë në studim, “Dueli” dhe “Fabula Rasa” janë trajtuar tema të thjeshta të realitetit. Përmes kohës, veprimi dhe ngjarjet trajtohen si një ndodhi e zakonshme siç ndodh në përditshmëri. Përshkrimi i jetës në shkollën e mesme, përjetimi i dashurive të para, fatkeqësi si përdhunime, martesë (te “Dueli), vetëvrasje nga një fenomen fiziologjik i nuses (“Fabula Rasa”) janë fenomene jetësore, pjesë e realitetit. Këto ngjarje, artistikisht, përmes analepsës dhe prolepsës fitojnë kolore artistike dhe simbolike, prandaj themi që Tufa është ndër autorët më të rëndësishëm të letërsisë sonë bashkëkohore.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"39 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"84438230","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
Pub Date : 2023-02-16DOI: 10.59164/univers.v23i23.626
Bedri Telegrafi
Efikasiteti i mësimdhënies së lëndëve humane në medresetë tona përbën premisë të fuqishme në ngritjen e nivelit kulturor të elementit mysliman. Aftësimi i tyre për të paraqitur dhe prezantuar vlerat e besimit islam, ka vlera jo vetëm në njohjen dhe shpjegimin e dukurive të ndryshme, por edhe që ata nesër të jenë kontribues në zgjidhjen e problemeve shoqërore. Gjithashtu, kjo ndihmon në përgatitjen e brezave të intelektualëve që do të shënojnë hapa cilësorë në ecurinë e besimit islam. Forcat e kualifikuara në fushën e pedagogjisë dhe didaktikës i gjejmë aktualisht të angazhuara intensivisht në përmirësimin cilësor të kurrikulave të lëndëve humane, në përgatitjen e lektorëve në mësimdhënien e këtyre disiplinave, në përsosjen pa ndërprerje të metodave të shpjegimit të të nxënit, me orientim themelor drejt të mësuarit aktiv. Aktualisht të mësuarit problemor nëpërmjet diskutimit dhe debatit mësimor synon stërvitjen dhe aftësimin e nxënësve për të mbajtur qëndrim kritik ndaj dijeve që u prezantohen. Në përsosmërinë e procesit mësimor spikasin përpjekje dhe prirje për lidhjen logjike të përmbajtjes së lëndëve humane në përditshmërinë e problemeve shoqërore, synohet në gjetjen dhe aplikimin e metodave që stërvisin dhe aftësojnë nxënësit si pjesëmarrës aktivë dhe kontribues në zgjidhjen e problemeve që shtrohen. Potencialet pedagogjike dhe didaktike i kanë shpallur luftë shabllonizmave, të mësuarit mekanik dhe libresk duke aplikuar metoda që sigurojnë rolin aktiv të nxënësit në procesin e të mësuarit. Në arritjen e këtyre objektivave lëndët fetare gjejnë mbështetje në motivimin e nxënësve në rrugëtimin drejt dijeve. Në analogji me lëndët humane, edhe lëndët fetare që zhvillohen në medresetë tona disponojnë mundësi e pritshmëri për përsosmërinë e të mësuarit, në përputhje me nivelet bashkëkohore edhe në pistën e didaktikës islame.
{"title":"Qasje në metodologjinë e të mësuarit të lëndëve fetare me lëndët shoqërore në medresetë shqiptare","authors":"Bedri Telegrafi","doi":"10.59164/univers.v23i23.626","DOIUrl":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.626","url":null,"abstract":"Efikasiteti i mësimdhënies së lëndëve humane në medresetë tona përbën premisë të fuqishme në ngritjen e nivelit kulturor të elementit mysliman. Aftësimi i tyre për të paraqitur dhe prezantuar vlerat e besimit islam, ka vlera jo vetëm në njohjen dhe shpjegimin e dukurive të ndryshme, por edhe që ata nesër të jenë kontribues në zgjidhjen e problemeve shoqërore. Gjithashtu, kjo ndihmon në përgatitjen e brezave të intelektualëve që do të shënojnë hapa cilësorë në ecurinë e besimit islam.\u0000Forcat e kualifikuara në fushën e pedagogjisë dhe didaktikës i gjejmë aktualisht të angazhuara intensivisht në përmirësimin cilësor të kurrikulave të lëndëve humane, në përgatitjen e lektorëve në mësimdhënien e këtyre disiplinave, në përsosjen pa ndërprerje të metodave të shpjegimit të të nxënit, me orientim themelor drejt të mësuarit aktiv. Aktualisht të mësuarit problemor nëpërmjet diskutimit dhe debatit mësimor synon stërvitjen dhe aftësimin e nxënësve për të mbajtur qëndrim kritik ndaj dijeve që u prezantohen.\u0000Në përsosmërinë e procesit mësimor spikasin përpjekje dhe prirje për lidhjen logjike të përmbajtjes së lëndëve humane në përditshmërinë e problemeve shoqërore, synohet në gjetjen dhe aplikimin e metodave që stërvisin dhe aftësojnë nxënësit si pjesëmarrës aktivë dhe kontribues në zgjidhjen e problemeve që shtrohen.\u0000Potencialet pedagogjike dhe didaktike i kanë shpallur luftë shabllonizmave, të mësuarit mekanik dhe libresk duke aplikuar metoda që sigurojnë rolin aktiv të nxënësit në procesin e të mësuarit. Në arritjen e këtyre objektivave lëndët fetare gjejnë mbështetje në motivimin e nxënësve në rrugëtimin drejt dijeve.\u0000Në analogji me lëndët humane, edhe lëndët fetare që zhvillohen në medresetë tona disponojnë mundësi e pritshmëri për përsosmërinë e të mësuarit, në përputhje me nivelet bashkëkohore edhe në pistën e didaktikës islame.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"17 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"76606843","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
Pub Date : 2023-02-16DOI: 10.59164/univers.v23i23.634
Anisa Hykaj
Lufta e Shkodrës kundër agresionit serbo-malazes në vitet 1912-1913 është një ngjarje madhore në historinë tonë kombëtare, së cilës nuk i është kushtuar rëndësia dhe vëmendja që meriton. Një problem tjetër lidhur me pasqyrimin historiografik të kësaj ngjarjeje është edhe mungesa e burimeve vendase ku përfshihen memorialistika dhe ditaret e personaliteteve të njohura që kanë qenë pjesë e kësaj lufte. Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë në Tiranë, botoi së fundmi ‘ditarin anonim’ të Luftës së Shkodrës, përgatitur nga historiani dhe studiuesi Hasan Bello. Ditari është botuar fillimisht në tre numra të revistës Kumtari. Ai gjendet i fotokopjuar në Arkivin Qendror të Shtetit dhe në origjinal në Arkivin e Muzeut Historik të Shkodrës. Ky libër hedh dritë për një nga luftrat më të mëdha që shqiptarët kanë zhvilluar në shekullin e XX-të për mbrojtjen e atdheut të tyre. Ditari përfshin një hark kohor nga 10 tetori 1912 deri më 27 prill 1913, kur lufta merr fund dhe qyteti kalon nën kontrollin e forcave malazeze. Ai konsiderohet anonim për shkak se emri i autorit nuk njihet. Nga të dhënat konstatohet se ai i përket besimit katolik. Kjo vihet re gjatë gjithë ditarit dhe shënimeve që ai përcjell lidhur me ngjarje të ndryshme. Të dhënat në këtë ditar përputhen me dokumentacionin e kohës, studimet dhe librat memorialistikë që autorë të tjerë vendas e të huaj kanë shkruar për Luftën e Shkodrës. Në libër janë pasqyruar disa shënime me data të ndryshme. Ky libër është botuar për herë të parë në vitin 1933 dhe ribotuar në vitin 2007. Prandaj akuzat për “shitje”, “dorëzim” etj., me qëllim denigrimin e Esat Pashës apriori nuk kanë bazë faktike. Sipas mbrojtësve të Shkodrës një nga shkaqet e epërsisë së forcave malazeze ishte mbështetja ushtarake që ato merrnin nga Serbia, por pse jo edhe përkrahja e malësorëve shqiptarë. Libri “Lufta e Shkodrës 1912-1913” i shkruar nga një shqiptar katolik mbetet një nga burimet më autentike dhe më objektive për Luftën e Shkodrës. Ai radhitet, për nga rëndësia, krahas ditarit të gazetarit italian Gino Berri dhe atij të gruas së konsullit austro-hungarez.
{"title":"Lufta e Shkodrës 1912-1913 ditar anonim","authors":"Anisa Hykaj","doi":"10.59164/univers.v23i23.634","DOIUrl":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.634","url":null,"abstract":"Lufta e Shkodrës kundër agresionit serbo-malazes në vitet 1912-1913 është një ngjarje madhore në historinë tonë kombëtare, së cilës nuk i është kushtuar rëndësia dhe vëmendja që meriton. Një problem tjetër lidhur me pasqyrimin historiografik të kësaj ngjarjeje është edhe mungesa e burimeve vendase ku përfshihen memorialistika dhe ditaret e personaliteteve të njohura që kanë qenë pjesë e kësaj lufte. Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë në Tiranë, botoi së fundmi ‘ditarin anonim’ të Luftës së Shkodrës, përgatitur nga historiani dhe studiuesi Hasan Bello. Ditari është botuar fillimisht në tre numra të revistës Kumtari. Ai gjendet i fotokopjuar në Arkivin Qendror të Shtetit dhe në origjinal në Arkivin e Muzeut Historik të Shkodrës.\u0000Ky libër hedh dritë për një nga luftrat më të mëdha që shqiptarët kanë zhvilluar në shekullin e XX-të për mbrojtjen e atdheut të tyre. Ditari përfshin një hark kohor nga 10 tetori 1912 deri më 27 prill 1913, kur lufta merr fund dhe qyteti kalon nën kontrollin e forcave malazeze. Ai konsiderohet anonim për shkak se emri i autorit nuk njihet. Nga të dhënat konstatohet se ai i përket besimit katolik. Kjo vihet re gjatë gjithë ditarit dhe shënimeve që ai përcjell lidhur me ngjarje të ndryshme. Të dhënat në këtë ditar përputhen me dokumentacionin e kohës, studimet dhe librat memorialistikë që autorë të tjerë vendas e të huaj kanë shkruar për Luftën e Shkodrës. Në libër janë pasqyruar disa shënime me data të ndryshme.\u0000Ky libër është botuar për herë të parë në vitin 1933 dhe ribotuar në vitin 2007. Prandaj akuzat për “shitje”, “dorëzim” etj., me qëllim denigrimin e Esat Pashës apriori nuk kanë bazë faktike. Sipas mbrojtësve të Shkodrës një nga shkaqet e epërsisë së forcave malazeze ishte mbështetja ushtarake që ato merrnin nga Serbia, por pse jo edhe përkrahja e malësorëve shqiptarë.\u0000Libri “Lufta e Shkodrës 1912-1913” i shkruar nga një shqiptar katolik mbetet një nga burimet më autentike dhe më objektive për Luftën e Shkodrës. Ai radhitet, për nga rëndësia, krahas ditarit të gazetarit italian Gino Berri dhe atij të gruas së konsullit austro-hungarez.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"10 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"75812918","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
Pub Date : 2023-02-16DOI: 10.59164/univers.v23i23.611
Gjovalin Shkurtaj
Gjithcka që kam pohuar më parë për atdhetarinë e Fishtës dhe për mëtimet e tij te mirëfillta kombëtare shqiptare, që e kanë nxitur në gjithë shkrimtarinë dhe veprimtarinë e tij, përkojnë me ato që janë shprehur nga studiues të tjerë, të vjetër e të rinj, të cilët e kanë thënë se “të flasësh për Fishtën është njëlloj si të flasësh për punët e Shqipërisë, për punët e saj të hershme, të vona, e të sotme.” Vitet e fundit të shek. XIX dhe sidomos dhjetëvjeçari i parë i shek. XX shënojnë edhe pikën kulminante të veprimtarisë së gjithanshme të Gjergj Fishtës. Ai ishte në krye të përpjekjeve për lirinë dhe pavarësinë kombëtare, duke drejtuar grupin e punës për njësimin e alfabetit të shqipes, duke kryesuar komitetin përkatës të Kongresit të Manastirit të vitit 1908. Te "Lahuta e Malësisë" shohim lidhjen e Gjergj Fishtës me 'shqiptarinë'. Kjo lidhet me idenë e atdhedashurisë së shqiptarëve, por edhe mallkimin e gjysmës së malësorëve që përmend Fishta në kryeveprën e tij "Lahuta e Malësisë", me në krye Ded Gjo Lulin, të cilët ishin vendas nga trojet shqiptare, më vonë të aneksuar nga Mali i Zi. Gjergj Fishta e njihte shumë mirë Malësinë e Madhe, ai shkroi për bëmat trimërore e bujarinë e malësorëve një nga poemat më të bukura të letërsisë shqiptare, këndoi në kryeveprën e vet hapësirat e gjera të urtësisë, trimërisë dhe bujarisë proverbiale të malësorëve, duke pohuar në vargje lapidare krenarinë dhe atdhetarinë e flaktë të malësorëve të Hotit e të krejt Malësisë së Madhe. Mbi të gjitha, siç ka shkruar edhe konti Lamartin: “E vetmja gjë e pandryshueshme tek shqiptarët është pasioni i tyre për pavarësi dhe lavdi”.
{"title":"Atdhetaria dhe virtytet e malësorëve në “lahutën e malësisë\"","authors":"Gjovalin Shkurtaj","doi":"10.59164/univers.v23i23.611","DOIUrl":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.611","url":null,"abstract":"Gjithcka që kam pohuar më parë për atdhetarinë e Fishtës dhe për mëtimet e tij te mirëfillta kombëtare shqiptare, që e kanë nxitur në gjithë shkrimtarinë dhe veprimtarinë e tij, përkojnë me ato që janë shprehur nga studiues të tjerë, të vjetër e të rinj, të cilët e kanë thënë se “të flasësh për Fishtën është njëlloj si të flasësh për punët e Shqipërisë, për punët e saj të hershme, të vona, e të sotme.” \u0000Vitet e fundit të shek. XIX dhe sidomos dhjetëvjeçari i parë i shek. XX shënojnë edhe pikën kulminante të veprimtarisë së gjithanshme të Gjergj Fishtës. Ai ishte në krye të përpjekjeve për lirinë dhe pavarësinë kombëtare, duke drejtuar grupin e punës për njësimin e alfabetit të shqipes, duke kryesuar komitetin përkatës të Kongresit të Manastirit të vitit 1908.\u0000Te \"Lahuta e Malësisë\" shohim lidhjen e Gjergj Fishtës me 'shqiptarinë'. Kjo lidhet me idenë e atdhedashurisë së shqiptarëve, por edhe mallkimin e gjysmës së malësorëve që përmend Fishta në kryeveprën e tij \"Lahuta e Malësisë\", me në krye Ded Gjo Lulin, të cilët ishin vendas nga trojet shqiptare, më vonë të aneksuar nga Mali i Zi.\u0000Gjergj Fishta e njihte shumë mirë Malësinë e Madhe, ai shkroi për bëmat trimërore e bujarinë e malësorëve një nga poemat më të bukura të letërsisë shqiptare, këndoi në kryeveprën e vet hapësirat e gjera të urtësisë, trimërisë dhe bujarisë proverbiale të malësorëve, duke pohuar në vargje lapidare krenarinë dhe atdhetarinë e flaktë të malësorëve të Hotit e të krejt Malësisë së Madhe. Mbi të gjitha, siç ka shkruar edhe konti Lamartin: “E vetmja gjë e pandryshueshme tek shqiptarët është pasioni i tyre për pavarësi dhe lavdi”.\u0000 ","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"25 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"89588157","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
Pub Date : 2023-02-16DOI: 10.59164/univers.v23i23.628
Manjola Bani
Në shekullin që po jetojmë, janë prezentë ndryshime të rëndësishme në lidhje me arsimin, zbulimet shkencore, informatizimin, globalizmin, zhvillimin e astronautikës, robotikës dhe inteligjencës artificiale. Ky shekull është quajtuar si epoka e teknologjive dhe e njohurive digjitale. Shekulli i ri solli ndryshime të rëndësishme në didaktikë dhe në metodat e mësimdhënies. Pedagogjia e shekullit XX ndryshon nga pedagogjia e shekullit XXI. Që nga fillimi i shekullit XXI, ka pasur shumë ndryshime në zhvillimin e arsimit kombëtar dhe botëror. Fenomeni më i dukshëm është internetizimi i shoqërisë dhe depërtimi i teknologjive digjitale në mësim. Brezi modern i nxënësve të shkollës tashmë njihet me emrin “nxënës digjital”, sepse është kaluar nga marrja e njohurive përmes leximit të librave të shtypur dhe monologut të mësuesit në perceptimin vizual apo diskutimin në klasë. Si po ndryshon shkolla në shekullin e ri? Si ndryshon teoria e të mësuarit? Aktualisht, mund të dëgjojmë shumë kritika lidhur me ndryshimet e dukshme të klasave në krahasim me shekullin e kaluar apo edhe me dy shekuj më parë. A kanë sukses mësimdhënësit dhe mësimnxënësit në ndryshimet moderne? Ato që dikur ishin si mjeti më ekonomik dhe praktik i mësimit, librat shkollorë të shtypur, po zëvendësohen shpejt nga zgjidhjet digjitale që sigurojnë kosto më të ulët, dhe përmbajtje më të lehtë. Teknologjia tani po përparon me ritme te shpejta, dhe bota jonë po evoluon me të. Pra, çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e librave dhe shkollave ? Cilat janë efektet më të mprehta te nxënësit, studentët dhe shkollat, që përdorin tashmë të gjitha mjetet digjitale? Qëllimi i këtij punimi është të prezantojë tendencat e ndryshimeve në mësimin e lëndës së kimisë, integrimin me metodat moderne, arsyet dhe mënyrat për përdorimin e metodave inovative të mësimdhënies së lëndës së kimisë si dhe impakti i ndryshimeve te mësimdhënësit dhe mësimnxënësit. E konsiderojmë si të rëndësishme për rritjen e cilësisë së mësimit të lëndës së kimisë, qasjen e re ndaj mësimdhënies së kësaj lënde që lidhet me gjenerimin digjital, së bashku me të gjitha ndryshimet që ndodhin si dhe inovacionin në mësimdhënie. Ky artikull ka si qëllim të mundësojë një pasqyrë se si është zhvilluar hulumtimi në mësimin e lëndës së kimisë që në fillesat e para, ideja e të mësuarit kiminë, udhëzimet e mësimdhënësve, e duke vazhduar me hulumtimet aktuale të bazuara në metoda bashkëkohore të të mësuarit dhe përmirësimit të mësimdhënies. Pra, kemi prezantuar teoritë dhe metodat që kanë udhëhequr e shoqëruar mësimin e lëndës së kimisë ndër vite, e që përpiqen të tregojnë se si mësimi i kësaj lënde është integruar në metodat e kërkimet moderne. Pra, është parë si e arsyeshme dhe e rëndësishme të paraqitet se si tashmë është kaluar në metodologjitë e avancuara të mësimdhënies, duke kaluar nga ato tradicionale në mësimdhënie bashkëkohore.
{"title":"Tendenca e kalimit nga mësimdhënia tradicionale në atë bashkëkohore në fushën e kimisë","authors":"Manjola Bani","doi":"10.59164/univers.v23i23.628","DOIUrl":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.628","url":null,"abstract":"Në shekullin që po jetojmë, janë prezentë ndryshime të rëndësishme në lidhje me arsimin, zbulimet shkencore, informatizimin, globalizmin, zhvillimin e astronautikës, robotikës dhe inteligjencës artificiale. Ky shekull është quajtuar si epoka e teknologjive dhe e njohurive digjitale. Shekulli i ri solli ndryshime të rëndësishme në didaktikë dhe në metodat e mësimdhënies. Pedagogjia e shekullit XX ndryshon nga pedagogjia e shekullit XXI. Që nga fillimi i shekullit XXI, ka pasur shumë ndryshime në zhvillimin e arsimit kombëtar dhe botëror. Fenomeni më i dukshëm është internetizimi i shoqërisë dhe depërtimi i teknologjive digjitale në mësim. Brezi modern i nxënësve të shkollës tashmë njihet me emrin “nxënës digjital”, sepse është kaluar nga marrja e njohurive përmes leximit të librave të shtypur dhe monologut të mësuesit në perceptimin vizual apo diskutimin në klasë.\u0000Si po ndryshon shkolla në shekullin e ri? Si ndryshon teoria e të mësuarit? Aktualisht, mund të dëgjojmë shumë kritika lidhur me ndryshimet e dukshme të klasave në krahasim me shekullin e kaluar apo edhe me dy shekuj më parë. A kanë sukses mësimdhënësit dhe mësimnxënësit në ndryshimet moderne? Ato që dikur ishin si mjeti më ekonomik dhe praktik i mësimit, librat shkollorë të shtypur, po zëvendësohen shpejt nga zgjidhjet digjitale që sigurojnë kosto më të ulët, dhe përmbajtje më të lehtë. Teknologjia tani po përparon me ritme te shpejta, dhe bota jonë po evoluon me të. Pra, çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e librave dhe shkollave ? Cilat janë efektet më të mprehta te nxënësit, studentët dhe shkollat, që përdorin tashmë të gjitha mjetet digjitale?\u0000Qëllimi i këtij punimi është të prezantojë tendencat e ndryshimeve në mësimin e lëndës së kimisë, integrimin me metodat moderne, arsyet dhe mënyrat për përdorimin e metodave inovative të mësimdhënies së lëndës së kimisë si dhe impakti i ndryshimeve te mësimdhënësit dhe mësimnxënësit. E konsiderojmë si të rëndësishme për rritjen e cilësisë së mësimit të lëndës së kimisë, qasjen e re ndaj mësimdhënies së kësaj lënde që lidhet me gjenerimin digjital, së bashku me të gjitha ndryshimet që ndodhin si dhe inovacionin në mësimdhënie. Ky artikull ka si qëllim të mundësojë një pasqyrë se si është zhvilluar hulumtimi në mësimin e lëndës së kimisë që në fillesat e para, ideja e të mësuarit kiminë, udhëzimet e mësimdhënësve, e duke vazhduar me hulumtimet aktuale të bazuara në metoda bashkëkohore të të mësuarit dhe përmirësimit të mësimdhënies. Pra, kemi prezantuar teoritë dhe metodat që kanë udhëhequr e shoqëruar mësimin e lëndës së kimisë ndër vite, e që përpiqen të tregojnë se si mësimi i kësaj lënde është integruar në metodat e kërkimet moderne.\u0000Pra, është parë si e arsyeshme dhe e rëndësishme të paraqitet se si tashmë është kaluar në metodologjitë e avancuara të mësimdhënies, duke kaluar nga ato tradicionale në mësimdhënie bashkëkohore.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"11 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"82288713","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
Pub Date : 2023-02-16DOI: 10.59164/univers.v23i23.610
Arian Kadiu
Emri i krahinës së Dibrës është nga më të njohurit, jo vetën në Shqipëri dhe në trojet shqipfolëse, por edhe në të gjithë diasporën e më tutje. Dibra dhe dibranët janë shquar që në shekujt e lashtësisë, si për besë e mikpritje, tipare të vërteta të personalitetit dhe kulturës, njëherësh edhe si luftëtarë për mbrojtjen e atdheut, duke u vënë gjoksin vështirësive për lirinë e trojeve amtare. Autori ka shfrytëzuar burimet historike për Ballkanin të shkruara përpara tij nga Aravantini, Ami Bue, Kanty Dezobri dhe Bashële, Farlati, Hammer-Purgstall, Hekard, Lavale, Le Bo, Lekyje, Parzo e Kais. Sipas studimeve, historiani i vjetër Herodoti, në shek. V para erës sonë, është i pari që merret me Dibrën. Në hartën e Prolemeut, shek.II i erës sonë, shfaqet qyteti Deboros në tokën dibrane. Historianët, Ana Komnena dhe Kedoros, përmendin jo vetëm qytetin e Dibër, por edhe krahinën me të njëjtin emër. Tit Livi na thotë për Perseun (lib.43, k.19) se penestët s’mund të ishin tjetër veçse dibranët, se Uskana duhet të gjendej në Dibër dhe, se Oeneu duhet të gjendej drejt Lomit. I nisur nga Stubera për në Pelagoni, Perseu mbërrin për tri ditë në Uskanë, kryeqyteti i penestëve. Meqë, nga Stubera në Resnje, nuk duheshin as tri ditë, atëherë Uskana duhet të jetë në pellgun e Dibrave. Le të kthehemi në Ohër ose Lyhnid. Polibi dhe Straboni e cilësonin si qytet dhe mësojmë se rruga “Egnatia” ka kaluar aty. Duke qenë se Polibi kishte vdekur 122 vjet para Krishtit dhe Maqedonia u bë provincë romake në vitin 148 para Krishtit, atëherë duhet ta vendosin në këtë hapësirë kohore ndërtimin e rrugës “Egnatia” ose zgjatimin ilir të kësaj rruge ushtarake. “Kongresi i Manastirit” nuk do te gjente zbatimin e duhur dhe rëndësia e tij do të anashkalohej dhe, me kalimin e kohës, mund te zbehej. Kështu, Kongresi i Dibrës, përveç ndihmëses tjetër kombëtare, ndriçoi dhe çoi përpara edhe punën e atij te Manastirit. Kjo për arsyen se në ketë Kongres te Dibres, u vendos, për herë të parë, përdorimi konkret i alfabetit te Manastirit''. Mbase, burimi më i besueshëm, është shkëputur nga një botim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teksti dhe harta e botuar në faqen 182, kanë këtë përmbajtje, e cila thotë: “Historia e thotë fjalën e saj. Rrjedhimisht nga fundi i shekullit IV dhe fillimi i shekullit V visigotët (gotët e Perëndimit – A.K.) zbritën nga veriu i Evropës, kaluan stepat ruse dhe erdhën në Konstandinopojë, Greqi dhe Shqipëri etj.”.
{"title":"Një këndvështrim i ri për Penestian dhe Penestët","authors":"Arian Kadiu","doi":"10.59164/univers.v23i23.610","DOIUrl":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.610","url":null,"abstract":"Emri i krahinës së Dibrës është nga më të njohurit, jo vetën në Shqipëri dhe në trojet shqipfolëse, por edhe në të gjithë diasporën e më tutje. Dibra dhe dibranët janë shquar që në shekujt e lashtësisë, si për besë e mikpritje, tipare të vërteta të personalitetit dhe kulturës, njëherësh edhe si luftëtarë për mbrojtjen e atdheut, duke u vënë gjoksin vështirësive për lirinë e trojeve amtare. Autori ka shfrytëzuar burimet historike për Ballkanin të shkruara përpara tij nga Aravantini, Ami Bue, Kanty Dezobri dhe Bashële, Farlati, Hammer-Purgstall, Hekard, Lavale, Le Bo, Lekyje, Parzo e Kais. \u0000Sipas studimeve, historiani i vjetër Herodoti, në shek. V para erës sonë, është i pari që merret me Dibrën. Në hartën e Prolemeut, shek.II i erës sonë, shfaqet qyteti Deboros në tokën dibrane. Historianët, Ana Komnena dhe Kedoros, përmendin jo vetëm qytetin e Dibër, por edhe krahinën me të njëjtin emër.\u0000Tit Livi na thotë për Perseun (lib.43, k.19) se penestët s’mund të ishin tjetër veçse dibranët, se Uskana duhet të gjendej në Dibër dhe, se Oeneu duhet të gjendej drejt Lomit. I nisur nga Stubera për në Pelagoni, Perseu mbërrin për tri ditë në Uskanë, kryeqyteti i penestëve. Meqë, nga Stubera në Resnje, nuk duheshin as tri ditë, atëherë Uskana duhet të jetë në pellgun e Dibrave. Le të kthehemi në Ohër ose Lyhnid. Polibi dhe Straboni e cilësonin si qytet dhe mësojmë se rruga “Egnatia” ka kaluar aty. Duke qenë se Polibi kishte vdekur 122 vjet para Krishtit dhe Maqedonia u bë provincë romake në vitin 148 para Krishtit, atëherë duhet ta vendosin në këtë hapësirë kohore ndërtimin e rrugës “Egnatia” ose zgjatimin ilir të kësaj rruge ushtarake.\u0000“Kongresi i Manastirit” nuk do te gjente zbatimin e duhur dhe rëndësia e tij do të anashkalohej dhe, me kalimin e kohës, mund te zbehej. Kështu, Kongresi i Dibrës, përveç ndihmëses tjetër kombëtare, ndriçoi dhe çoi përpara edhe punën e atij te Manastirit. Kjo për arsyen se në ketë Kongres te Dibres, u vendos, për herë të parë, përdorimi konkret i alfabetit te Manastirit''.\u0000Mbase, burimi më i besueshëm, është shkëputur nga një botim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teksti dhe harta e botuar në faqen 182, kanë këtë përmbajtje, e cila thotë:\u0000“Historia e thotë fjalën e saj. Rrjedhimisht nga fundi i shekullit IV dhe fillimi i shekullit V visigotët (gotët e Perëndimit – A.K.) zbritën nga veriu i Evropës, kaluan stepat ruse dhe erdhën në Konstandinopojë, Greqi dhe Shqipëri etj.”.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"16 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"83201532","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
Pub Date : 2023-02-16DOI: 10.59164/univers.v23i23.633
A. Kodra
Tefsiri, ose komentimi i Kuranit të Madhërishëm është një nga disiplinat kryesore të shkencave islame. Atë e gjejmë të lëvruar në literaturën islame shqipe që në fillesat e saj, nëpërmjet veprave të dijetarëve dhe intelektualëve muslimanë shqiptarë që synojnë të sjellin në gjuhën amëtare kuptimet kuranore. Përtej përkthimeve kuranore, nuk kanë munguar në literaturën shqipe nismat për t’u ofruar dashamirësve të librit islam në gjuhën shqipe komentarë të mirëfilltë të Kuranit. Karakteristikë e këtyre komenteve nga hoxhallarët shqiptarë është se nuk e përfshijnë gjithë Kuranin, por pjesë të veçanta prej tij, duke u kufizuar në ato sure apo grup suresh që gjejnë përdorim më të gjerë në përditshmërinë e jetës fetare të një besimtari, siç janë dhjetë suret e fundit, Xhuzi Amme apo sure si “El-Fatiha”, El-Mulk, El-Kehf” etj.. Pikërisht surja “El-Kehf” është në qendër të një prej punimeve më të fundit në fushën e eksegjezës kuranore në gjuhën shqipe, me autor studiuesin dhe pedagogun e shkencave islame, dr. Ziber Lata. Libri titullohet “Përsiatje kuranore: Surja El-Kehf (I), Banorët e Shpellës”, botuar në qytetin e Dibrës në vitin 2021. E shtrirë në mbi 270 faqe të formatit A5, vepra trajton vetëm një pjesë të sures “El-Kehf”, 31 ajete të cilat rrëfejnë atë që në literaturën islame njihet se historia e “banorëve të shpellës”. Autori parashtron në hyrjen e librit premisën mbi të cilën ngre studimin e tij. Sipas tij, kuptimet kuranore janë të pashtershme dhe, si të tilla, mundësia për zbulimin e tyre në vazhdimësi nuk është mbyllur. Prandaj dhe qasja studimore që ai ka zgjedhur për hartimin e tefsirit të sures “El-Kehf” është në funksion të kësaj premise dhe të synimit që tipar kryesor i trajtimit të mos jetë ripërsëritja, por rileximi. Kjo qasje bazohet në analizën gjithëpërfshirëse të tekstit kuranor, duke trajtuar gjuhësisht dhe stilistikisht çdo shkronjë, fjalë a fjali kuranore, me qëllimin për të zbuluar domethëniet e mundshme që fshihen tek ato. Njëherësh, autori rreket analizojë lidhjet e brendshme që ekzistojnë midis elementëve të sures së marrë në shqyrtim, si lidhjet e tyre me ajete në sure të tjera, duke nxjerrë në pah kohezionin dhe plotësinë e udhëzimit kuranor, në funksion orientimit të gjithanshëm shpirtëror, ideor e material të njeriut në rrugëtimin e tij tokësor drejt jetës së pasosur.
{"title":"Recension për librin “Përsiatje Kuranore – koment i 31 Ajeteve të Sures “El-Kehf”","authors":"A. Kodra","doi":"10.59164/univers.v23i23.633","DOIUrl":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.633","url":null,"abstract":"Tefsiri, ose komentimi i Kuranit të Madhërishëm është një nga disiplinat kryesore të shkencave islame. Atë e gjejmë të lëvruar në literaturën islame shqipe që në fillesat e saj, nëpërmjet veprave të dijetarëve dhe intelektualëve muslimanë shqiptarë që synojnë të sjellin në gjuhën amëtare kuptimet kuranore.\u0000Përtej përkthimeve kuranore, nuk kanë munguar në literaturën shqipe nismat për t’u ofruar dashamirësve të librit islam në gjuhën shqipe komentarë të mirëfilltë të Kuranit. Karakteristikë e këtyre komenteve nga hoxhallarët shqiptarë është se nuk e përfshijnë gjithë Kuranin, por pjesë të veçanta prej tij, duke u kufizuar në ato sure apo grup suresh që gjejnë përdorim më të gjerë në përditshmërinë e jetës fetare të një besimtari, siç janë dhjetë suret e fundit, Xhuzi Amme apo sure si “El-Fatiha”, El-Mulk, El-Kehf” etj..\u0000Pikërisht surja “El-Kehf” është në qendër të një prej punimeve më të fundit në fushën e eksegjezës kuranore në gjuhën shqipe, me autor studiuesin dhe pedagogun e shkencave islame, dr. Ziber Lata. Libri titullohet “Përsiatje kuranore: Surja El-Kehf (I), Banorët e Shpellës”, botuar në qytetin e Dibrës në vitin 2021. E shtrirë në mbi 270 faqe të formatit A5, vepra trajton vetëm një pjesë të sures “El-Kehf”, 31 ajete të cilat rrëfejnë atë që në literaturën islame njihet se historia e “banorëve të shpellës”.\u0000Autori parashtron në hyrjen e librit premisën mbi të cilën ngre studimin e tij. Sipas tij, kuptimet kuranore janë të pashtershme dhe, si të tilla, mundësia për zbulimin e tyre në vazhdimësi nuk është mbyllur. Prandaj dhe qasja studimore që ai ka zgjedhur për hartimin e tefsirit të sures “El-Kehf” është në funksion të kësaj premise dhe të synimit që tipar kryesor i trajtimit të mos jetë ripërsëritja, por rileximi.\u0000Kjo qasje bazohet në analizën gjithëpërfshirëse të tekstit kuranor, duke trajtuar gjuhësisht dhe stilistikisht çdo shkronjë, fjalë a fjali kuranore, me qëllimin për të zbuluar domethëniet e mundshme që fshihen tek ato. Njëherësh, autori rreket analizojë lidhjet e brendshme që ekzistojnë midis elementëve të sures së marrë në shqyrtim, si lidhjet e tyre me ajete në sure të tjera, duke nxjerrë në pah kohezionin dhe plotësinë e udhëzimit kuranor, në funksion orientimit të gjithanshëm shpirtëror, ideor e material të njeriut në rrugëtimin e tij tokësor drejt jetës së pasosur.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"143 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"80319674","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
Pub Date : 2023-02-16DOI: 10.59164/univers.v23i23.631
Heral Saraçi
Për një studim shkencor të diturisë historiografike është domosdoshmëri një punë sistematike. Ndërmjet mjeteve të punës që përdorin humanistët me synim objektivitetin shkencor është edhe bibliografia. Me anë të saj kërkohet të arrihet një klasifikim sistematik i të dhënave në lidhje me një periudhë, ngjarje, veprimtari, libër ose person historik. Një Bibliografi për gazetën “Perlindja e Shqipëniës (Numri themelues “Perlindj’ e Shqipnis, Vlone, 19/1. Gusht 1913”) duhet të ishte kryer prej kohësh. Kanë kaluar më shumë se 100 vjet nga botimi i saj dhe mungesa e një klasifikimi sistematik të të dhënave të autorësisë së artikujve që ajo përmban krijon diskutim në lidhje me vetë trajtimin shkencor të kryer deri sot të organit të vetëm shqiptar të themeluar në Vlorë në vitin 1913. “Perlindja e Shqipëniës” u botua me moton “Organ per te mprojtur të Drejtat Kombëtore”. Nga numri i datës 19/1 Gusht 1913 deri në numrin 4 të datës 10/23. Gusht, 1913 gazeta nuk shënon drejtorin e përgjegjshëm, kryeshkronjësin ose botuesin. Nga numri 5, data 14/27. Gusht, 1913 deri në numrin 21, datë 15/28 Mars 1914 të periodikut Drejtar i pergjegjshëm është Dhimitër Beratti. Kjo gazetë u shtyp në Vlorë fillimisht në shtypshkronjën Paul Siebertz dhe më pas në shtypshkronjën e Shtetit Shqiptar. Periodiciteti i saj për vitin I, 1913 ishte Nr. 0 - 35 (36 numra) ndërsa për vitin II, 1914 ishte Nr. 1 – 21 (21 numra). Gjatë dy viteve të veprimtarisë së saj u botuan gjithësej 57 numra. Kush janë autorët e artikujve të këtij periodiku? Cilët artikuj janë botuar pa nënshkrim? Cilët janë artikujt e nënshkruar me pseudonim? Cilët janë kontrubuesit kryesorë të shkrimeve që mbushën faqet e kësaj gazeta? Po temat kryesore cilat ishin dhe nga kush u trajtuan? Për një shoshitje sa më të vërtetë të lëndës gazetareske bibliografike zgjodhëm që t’i pasqyronim të dhënat e këtij periodiku në mënyrë kronologjike. Për këtë arsye e titulluam punim “Bibliografi Kronologjike e Periodikut “Perlindja e Shqipëniës”. Në këtë mënyrë besojmë se do të kemi jo vetëm një hartë kufizuese e të plotë të autorëve të këtij organi të shtypit tonë për çdo numër si dhe të gjithë periodikun në tërësi. Me këtë qasje pozitiviste besojmë të arrijmë një bazë të shëndoshë e të nevojshme të dhënash si një hap i domosdoshëm për punimin e një monografie shkencore mbi këtë periodik e një punë të dobishme për secilin studiues që synon të vërtetën historike rreth këtij organi të gazetarisë shqiptare.
{"title":"Bibliografi kronologjike e periodikut “Perlindja e Shqipëniës” (gusht-shtator 1913)","authors":"Heral Saraçi","doi":"10.59164/univers.v23i23.631","DOIUrl":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.631","url":null,"abstract":"Për një studim shkencor të diturisë historiografike është domosdoshmëri një punë sistematike. Ndërmjet mjeteve të punës që përdorin humanistët me synim objektivitetin shkencor është edhe bibliografia. Me anë të saj kërkohet të arrihet një klasifikim sistematik i të dhënave në lidhje me një periudhë, ngjarje, veprimtari, libër ose person historik.\u0000Një Bibliografi për gazetën “Perlindja e Shqipëniës (Numri themelues “Perlindj’ e Shqipnis, Vlone, 19/1. Gusht 1913”) duhet të ishte kryer prej kohësh. Kanë kaluar më shumë se 100 vjet nga botimi i saj dhe mungesa e një klasifikimi sistematik të të dhënave të autorësisë së artikujve që ajo përmban krijon diskutim në lidhje me vetë trajtimin shkencor të kryer deri sot të organit të vetëm shqiptar të themeluar në Vlorë në vitin 1913.\u0000“Perlindja e Shqipëniës” u botua me moton “Organ per te mprojtur të Drejtat Kombëtore”. Nga numri i datës 19/1 Gusht 1913 deri në numrin 4 të datës 10/23. Gusht, 1913 gazeta nuk shënon drejtorin e përgjegjshëm, kryeshkronjësin ose botuesin. Nga numri 5, data 14/27. Gusht, 1913 deri në numrin 21, datë 15/28 Mars 1914 të periodikut Drejtar i pergjegjshëm është Dhimitër Beratti. Kjo gazetë u shtyp në Vlorë fillimisht në shtypshkronjën Paul Siebertz dhe më pas në shtypshkronjën e Shtetit Shqiptar. Periodiciteti i saj për vitin I, 1913 ishte Nr. 0 - 35 (36 numra) ndërsa për vitin II, 1914 ishte Nr. 1 – 21 (21 numra). Gjatë dy viteve të veprimtarisë së saj u botuan gjithësej 57 numra.\u0000Kush janë autorët e artikujve të këtij periodiku? Cilët artikuj janë botuar pa nënshkrim? Cilët janë artikujt e nënshkruar me pseudonim? Cilët janë kontrubuesit kryesorë të shkrimeve që mbushën faqet e kësaj gazeta? Po temat kryesore cilat ishin dhe nga kush u trajtuan?\u0000Për një shoshitje sa më të vërtetë të lëndës gazetareske bibliografike zgjodhëm që t’i pasqyronim të dhënat e këtij periodiku në mënyrë kronologjike. Për këtë arsye e titulluam punim “Bibliografi Kronologjike e Periodikut “Perlindja e Shqipëniës”. Në këtë mënyrë besojmë se do të kemi jo vetëm një hartë kufizuese e të plotë të autorëve të këtij organi të shtypit tonë për çdo numër si dhe të gjithë periodikun në tërësi. Me këtë qasje pozitiviste besojmë të arrijmë një bazë të shëndoshë e të nevojshme të dhënash si një hap i domosdoshëm për punimin e një monografie shkencore mbi këtë periodik e një punë të dobishme për secilin studiues që synon të vërtetën historike rreth këtij organi të gazetarisë shqiptare.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"10 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"85148175","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}