首页 > 最新文献

J. Univers. Comput. Sci.最新文献

英文 中文
Kontributi i Rexhep Vokës për edukimin në dijet humane dhe fetare të epokës së Rilindjes
Pub Date : 2023-02-16 DOI: 10.59164/univers.v23i23.619
Vebi Bexheti
Rexhep Voka mbeti një personalitet i shquar fetar, që e zgjidhi drejt raportin fe-atdhe dhe njëri nga veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare. Veprimtaria e tij praktike dhe teorike, ishte në shërbim të emancipimit shoqëror të bashkëkombasve të vet. Morali i tij si teolog dhe atdhetar përputhet me parimet themelore të moralit islam, pa i anashkaluar traditat kulturore shqiptare. Në këtë fushë ai mbetet edukator i veçantë si mësues e pedagog i mirëfilltë. Përvoja edhe e popujve të tjerë, atë e kishte  mësuar se nuk kishte shembull në histori, që një komb të edukohej e të arsimohej  në mënyrë të gjithanshme në gjuhë të huaj. "Deri të këndojmë në gjuhën tonë, kombit dije e terbije nuk mundemi me i dhanë", konstatonte Rexhep Voka.Ai jetoi dhe krijoi në kohën kur letërsia e bejtexhinjve ia kishte lëshuar vendin asaj të Rilindjes Kombëtare. Përkushtimi për gjuhën amtare dhe arsimimi i popullit ishin ndër detyrimet kryesore të rilindësve, fusha në të cilat përqendrohet kryesisht edhe Rexhep Voka. Veprimtaria krijuese dhe studimore e Vokës është e gjithanshme. Ajo përfshin botime didaktike fetare, gjuhësore, publicistike dhe mbledhje folklori.E gjithë veprimtaria e Rexhep Vokës synonte edukimin e brezave në shumë aspekte, sidomos bashkimin e tyre, pa dallime krahinore, fetare e dislektote, që njëherit ishte edhe themeli i ideve të rilindësve shqiptarë. Në veprën "Mendime", ai përveç tjerash shprehet: "Të mos themi ki muslimsn e ki i krishten, jo tosk e jo geg se  xhith xhi imi shqiptar jemi ni fis e ni farë, mendim ky plotësisht në përputhje  me idetë e rilindësve. Rexhep Voka si teolog, mendimtar, e iluminist, u krijua dhe u edukua në medresetë e Tetovës, institucione këto arsimore, fetare islame, që përgatitnin kuadër fetarë dhe  administrativ, për të vazhduar pastaj shkollimin e lartë fetar në Stamboll, ku do njihet edhe me idetë përparimtare të atdhetarëve rilindës.
{"title":"Kontributi i Rexhep Vokës për edukimin në dijet humane dhe fetare të epokës së Rilindjes","authors":"Vebi Bexheti","doi":"10.59164/univers.v23i23.619","DOIUrl":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.619","url":null,"abstract":"Rexhep Voka mbeti një personalitet i shquar fetar, që e zgjidhi drejt raportin fe-atdhe dhe njëri nga veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare. Veprimtaria e tij praktike dhe teorike, ishte në shërbim të emancipimit shoqëror të bashkëkombasve të vet. Morali i tij si teolog dhe atdhetar përputhet me parimet themelore të moralit islam, pa i anashkaluar traditat kulturore shqiptare. Në këtë fushë ai mbetet edukator i veçantë si mësues e pedagog i mirëfilltë. Përvoja edhe e popujve të tjerë, atë e kishte  mësuar se nuk kishte shembull në histori, që një komb të edukohej e të arsimohej  në mënyrë të gjithanshme në gjuhë të huaj. \"Deri të këndojmë në gjuhën tonë, kombit dije e terbije nuk mundemi me i dhanë\", konstatonte Rexhep Voka.\u0000Ai jetoi dhe krijoi në kohën kur letërsia e bejtexhinjve ia kishte lëshuar vendin asaj të Rilindjes Kombëtare. Përkushtimi për gjuhën amtare dhe arsimimi i popullit ishin ndër detyrimet kryesore të rilindësve, fusha në të cilat përqendrohet kryesisht edhe Rexhep Voka. Veprimtaria krijuese dhe studimore e Vokës është e gjithanshme. Ajo përfshin botime didaktike fetare, gjuhësore, publicistike dhe mbledhje folklori.\u0000E gjithë veprimtaria e Rexhep Vokës synonte edukimin e brezave në shumë aspekte, sidomos bashkimin e tyre, pa dallime krahinore, fetare e dislektote, që njëherit ishte edhe themeli i ideve të rilindësve shqiptarë. Në veprën \"Mendime\", ai përveç tjerash shprehet: \"Të mos themi ki muslimsn e ki i krishten, jo tosk e jo geg se  xhith xhi imi shqiptar jemi ni fis e ni farë, mendim ky plotësisht në përputhje  me idetë e rilindësve. Rexhep Voka si teolog, mendimtar, e iluminist, u krijua dhe u edukua në medresetë e Tetovës, institucione këto arsimore, fetare islame, që përgatitnin kuadër fetarë dhe  administrativ, për të vazhduar pastaj shkollimin e lartë fetar në Stamboll, ku do njihet edhe me idetë përparimtare të atdhetarëve rilindës.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"41 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"87089074","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Disa të dhëna të reja nga burimet Osmane për kalanë e vjetër në Vushtrri
Pub Date : 2023-02-16 DOI: 10.59164/univers.v23i23.630
Jeton Sallahu, Gentrit Smakaj
 Në ditët e sotme, kur  flasim për qytetin e Vushtrrisë, zakonisht mendja e të gjithëve shkon tek antikiteti.  Ndër monumentet identifikuese të saj mund të përmendim, atë që është quajtur me emra të ndryshëm si Kalaja e Vjetër, Kalaja e Qytetit, Kalaja e Vushtrrisë, apo që mund të haset edhe me ndonjë emërtim tjetër. Trualli i sotëm i Vushtrrisë, ishte një vendbanim edhe në antikitet, në të cilin jetoi popullata vendëse, ajo iliro-dardane, paraardhësja e popullatës së sotme shqiptare. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kanë munguar pranitë e popullsive që nuk ishin iliro-shqiptare,  të cilat kanë qenë numerikisht pakicë, siç janë edhe sot e kësaj dite. Kjo do të thotë se në ndërtimet e ndryshme që janë realizuar në qytetin që kemi në trajtim, rolin kryesor e ka pasur popullata shumicë, por pa anashkaluar këtu ndikimet e popullsive të tjera që kanë qenë pakica. Megjithatë, përmes studimit të monumentit që  kemi në trajtim, pra Kalasë, e kuptojmë njëkohësisht edhe rolin e etnisë iliro-shqiptare ndër epoka.Kalaja e Vjetër që ndodhet në qendër të qytetit të Vushtrrisë është një objekt me histori shumëshekullore ekzistence, e dëmtuar herë pas here, por sidoqoftë ka arritur të mbijetoj deri në ditët e sotme. Aty në vazhdimësi zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, njëkohësisht shërben si objekt tërheqës për turistët.Materialet e gjetura nga hulumtimet arkeologjike ende të pabotuara, na tregojnë së objekti që kemi në trajtim ka ekzistuar para shekullit 14. Veçanërisht janë të rëndësishme dokumentet e shfrytëzuara nga arkivat turke, që tregojnë se Kalaja e Vjetër në Vushtrri mund të këtë qenë edhe më e madhe sesa që shihet sot duk iu referuar edhe një skice të saj.
{"title":"Disa të dhëna të reja nga burimet Osmane për kalanë e vjetër në Vushtrri","authors":"Jeton Sallahu, Gentrit Smakaj","doi":"10.59164/univers.v23i23.630","DOIUrl":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.630","url":null,"abstract":" \u0000Në ditët e sotme, kur  flasim për qytetin e Vushtrrisë, zakonisht mendja e të gjithëve shkon tek antikiteti.  Ndër monumentet identifikuese të saj mund të përmendim, atë që është quajtur me emra të ndryshëm si Kalaja e Vjetër, Kalaja e Qytetit, Kalaja e Vushtrrisë, apo që mund të haset edhe me ndonjë emërtim tjetër. Trualli i sotëm i Vushtrrisë, ishte një vendbanim edhe në antikitet, në të cilin jetoi popullata vendëse, ajo iliro-dardane, paraardhësja e popullatës së sotme shqiptare. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kanë munguar pranitë e popullsive që nuk ishin iliro-shqiptare,  të cilat kanë qenë numerikisht pakicë, siç janë edhe sot e kësaj dite. Kjo do të thotë se në ndërtimet e ndryshme që janë realizuar në qytetin që kemi në trajtim, rolin kryesor e ka pasur popullata shumicë, por pa anashkaluar këtu ndikimet e popullsive të tjera që kanë qenë pakica. Megjithatë, përmes studimit të monumentit që  kemi në trajtim, pra Kalasë, e kuptojmë njëkohësisht edhe rolin e etnisë iliro-shqiptare ndër epoka.\u0000Kalaja e Vjetër që ndodhet në qendër të qytetit të Vushtrrisë është një objekt me histori shumëshekullore ekzistence, e dëmtuar herë pas here, por sidoqoftë ka arritur të mbijetoj deri në ditët e sotme. Aty në vazhdimësi zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, njëkohësisht shërben si objekt tërheqës për turistët.\u0000Materialet e gjetura nga hulumtimet arkeologjike ende të pabotuara, na tregojnë së objekti që kemi në trajtim ka ekzistuar para shekullit 14. Veçanërisht janë të rëndësishme dokumentet e shfrytëzuara nga arkivat turke, që tregojnë se Kalaja e Vjetër në Vushtrri mund të këtë qenë edhe më e madhe sesa që shihet sot duk iu referuar edhe një skice të saj.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"60 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"84166792","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Epoka e artë e Islamit dhe Perëndimi
Pub Date : 2023-02-16 DOI: 10.59164/univers.v23i23.616
Gjergj Totozani
Përgjatë Epokës së Artë të Islamit, rruga e përhapjes së dijes dhe shkencave në drejtim të Evropës, u realizua kryesisht nga faktorët e mëposhtëm:Mbretëria Siciliane, me në krye Frederikun e Madh.Zgjerimi i ndikimit të muslimanëve deri në malet e Pirenejve, në Andaluzi.Gjithmonë e më tepër, mbretërit dhe Papët evropianë u referoheshin mjekëve myslimanë, të cilët ishin më të aftë se mjekët evropianë.KryqëzatatPërkthimet e librave shkencorë, nga arabishtja në anglisht.Këto shkenca ishin në fushat, si: matematika, mjekësia, astronomia, fizika, kimia, gjeografia, filozofia, letërsia dhe industria.        Me ardhjen e shumë filozofëve, dijetarëve dhe shkencëtarëve arabë në pjesën oksidentale të Evropës mesjetare, atje filluan të përhapen shumë shkolla të quajtura "averroizma latine", të cilat ishin shkolla filozofike që mbështeteshin në punën e filozofit të shquar arab Ibn Ruzhd, të cilin perëndimorët e quanin Averroes, dhe ishte komentuesi më në zë i veprave të Aristotelit. Ibn Ruzhdi (1126 - 1198) ishte një personalitet i shquar jo vetëm në filozofi, por dhe në teologji, mjekësi, astronomi, fizikë, jurisprudencë islame, drejtësi dhe gjuhësi.       Nxënësit e këtyre shkollave, ishin ndjekës të Ibn Sinës, Al-Farabit, Ibn Ruzhdit dhe Ibn Arabit. Këta filozofë, shkencëtarë, juristë dhe teologë, ligjëronin dhe përkthenin të gjitha veprat e klasikëve grekë në arabisht dhe persisht.       Në universitetet e qendrave urbane kryesore të Evropës vepronin shumë dijetarë e teologë nga bota islame. Ata predikonin dhe përkthenin veprat klasike greke dhe filozofinë racionale arabe. Në shumë shkolla dhe universitete evropiane filloi të zbehet filozofia e neoplatonizmit augustian dhe mësimet skolastike të teologjisë mesjetare.      Kjo situatë vazhdojë të paktën deri në shek. e XV,  pasi ekuilibrat filluan të përmbyseshin.
{"title":"Epoka e artë e Islamit dhe Perëndimi","authors":"Gjergj Totozani","doi":"10.59164/univers.v23i23.616","DOIUrl":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.616","url":null,"abstract":"Përgjatë Epokës së Artë të Islamit, rruga e përhapjes së dijes dhe shkencave në drejtim të Evropës, u realizua kryesisht nga faktorët e mëposhtëm:\u0000\u0000Mbretëria Siciliane, me në krye Frederikun e Madh.\u0000Zgjerimi i ndikimit të muslimanëve deri në malet e Pirenejve, në Andaluzi.\u0000Gjithmonë e më tepër, mbretërit dhe Papët evropianë u referoheshin mjekëve myslimanë, të cilët ishin më të aftë se mjekët evropianë.\u0000Kryqëzatat\u0000Përkthimet e librave shkencorë, nga arabishtja në anglisht.\u0000\u0000Këto shkenca ishin në fushat, si: matematika, mjekësia, astronomia, fizika, kimia, gjeografia, filozofia, letërsia dhe industria.\u0000        Me ardhjen e shumë filozofëve, dijetarëve dhe shkencëtarëve arabë në pjesën oksidentale të Evropës mesjetare, atje filluan të përhapen shumë shkolla të quajtura \"averroizma latine\", të cilat ishin shkolla filozofike që mbështeteshin në punën e filozofit të shquar arab Ibn Ruzhd, të cilin perëndimorët e quanin Averroes, dhe ishte komentuesi më në zë i veprave të Aristotelit. Ibn Ruzhdi (1126 - 1198) ishte një personalitet i shquar jo vetëm në filozofi, por dhe në teologji, mjekësi, astronomi, fizikë, jurisprudencë islame, drejtësi dhe gjuhësi.\u0000       Nxënësit e këtyre shkollave, ishin ndjekës të Ibn Sinës, Al-Farabit, Ibn Ruzhdit dhe Ibn Arabit. Këta filozofë, shkencëtarë, juristë dhe teologë, ligjëronin dhe përkthenin të gjitha veprat e klasikëve grekë në arabisht dhe persisht.\u0000       Në universitetet e qendrave urbane kryesore të Evropës vepronin shumë dijetarë e teologë nga bota islame. Ata predikonin dhe përkthenin veprat klasike greke dhe filozofinë racionale arabe. Në shumë shkolla dhe universitete evropiane filloi të zbehet filozofia e neoplatonizmit augustian dhe mësimet skolastike të teologjisë mesjetare.\u0000      Kjo situatë vazhdojë të paktën deri në shek. e XV,  pasi ekuilibrat filluan të përmbyseshin.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"65 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"77404927","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Struktura etiko-morale e personalitetit të njeriut
Pub Date : 2023-02-16 DOI: 10.59164/univers.v23i23.632
Faruk Borova
Vlerat etiko-morale të njeriut janë shumë të rëndësishme pasi mbi këto vlera krijohet edhe personaliteti i njeriut. Autori Xhemal Balla, si elementë të strukturës etiko-morale të personalitetit të njeriut ka trajtuar mjaft të tilla, duke përfshirë virtyte dhe vese, që mund të konsiderohen si më kryesoret dhe konkretisht: thjeshtësia, nderi, bujaria turpi, dyfytyrësia, hipokrizia, përgojimi, paragjykimi, smira, dashuria, sinqeriteti, mirësia, mashtrimi, hulumtimi i jetës private të tjetrit, shpifja, toleranca, gënjeshtra, dhuna. Mungesa e virtyteve dhe njëherësh prania e veseve tek pjesëtarët e shoqërisë, po dëmtojnë së tepërmi karakterin e njerëzve, pa lënë mënjanë edhe demin që po i shkaktojne unitetit në familje.   Në këtë libër, janë përfshirë 42 artikuj, në të cilat janë analizuar me mjaft saktësi pothuajse të gjitha cilësitë që i duhen një njeriu me personalitet të plotë apo disa vese në ҫdo aspekt të jetës. Përsosja e këtyre virtyteve, apo eliminimi i veseve, sigurisht që mund të jenë më të mundëshme për myslimanin, pasi mbështetet tek Kurani famëlartë dhe hadithet e Profetit Muhamed a.s. Në vijim po përmend disa nga virtytet dhe veset për të cilat flet autori në librin e tij. Në sjellje njeriu duhet të shprehë unitet midis mendimit e veprimit.Thjeshtësia, cilësi e lartë e moralit të njeriut.Dëlirësia shpirtërore. (Ihlasi).Turpi, një cilësi e vetëpërmbajtjes dhe ekuilibrit në cështje të edukatës dhe respektit.Dyfytyrësia, - një prirje e shëmtuar e moralit të njeriut.Drejtësia – rruga e ballancuar në mes veprimit dhe indiferencës.Ndjenja e mëshirës buron nga Zoti, nëpërmjet së cilës krijoi gjithckaBamirësia është një ndjenjë që buron nga mendimi apo aktiviteti i dobishëm për individin në shoqëri.Besimi në Zot e bën besimtarin të vendosur e të qëndrueshëm përballë vështirësive në jetë.Abuzimi – fenomen negativ në shfrytëzimin e postit për interesa personale.Dhunimi është padrejtësi.Kur mbaron së lexuari librin në fjalë, pa mëdyshje, të krijohet ideja se ke marrë njohuri të plota pothuajse në të gjitha aspektet e virtyteve që duhet të ketë njeriu njëherësh edhe të veseve negative. Këto virtyte autori, i ka trajtuar qartë se si mund të fitohen dhe si është rruga më e saktë për t’iu shmangur veseve. Është pikërisht fetari i devotshëm ai që krijon figurën më ekselente të personit me virtytet më të plota. Pse ndodh kjo. Së pari, vlera dhe nevoja që ka njeriu për këto virtyte etiko-morale janë të shpjeguara shumë qartë në Kuranin famëlartë pra janë shpjegime të Allahut, ideatorit dhe Krijuesit të kësaj bote duke përfshirë edhe njeriun. Duhet theksuar fakti se fetari i kupton dhe i zbaton me rigorozitet mësimet e fesë pasi e ndjen dashurin por edhe frikën e Allahut si në këtë dynja por më tepër në jetën e përtejme. Aspekti i drejtësisë është një nga virtytet kryesore të njeriut. Mirëpo në shumë raste në vendin tonë ky virtyt ekziston në të njerëz të rrallë. Dhe fatkeqësisht aty ku duhet të ishte më i theksuar, ky virtyt është elimin
{"title":"Struktura etiko-morale e personalitetit të njeriut","authors":"Faruk Borova","doi":"10.59164/univers.v23i23.632","DOIUrl":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.632","url":null,"abstract":"Vlerat etiko-morale të njeriut janë shumë të rëndësishme pasi mbi këto vlera krijohet edhe personaliteti i njeriut. Autori Xhemal Balla, si elementë të strukturës etiko-morale të personalitetit të njeriut ka trajtuar mjaft të tilla, duke përfshirë virtyte dhe vese, që mund të konsiderohen si më kryesoret dhe konkretisht: thjeshtësia, nderi, bujaria turpi, dyfytyrësia, hipokrizia, përgojimi, paragjykimi, smira, dashuria, sinqeriteti, mirësia, mashtrimi, hulumtimi i jetës private të tjetrit, shpifja, toleranca, gënjeshtra, dhuna. Mungesa e virtyteve dhe njëherësh prania e veseve tek pjesëtarët e shoqërisë, po dëmtojnë së tepërmi karakterin e njerëzve, pa lënë mënjanë edhe demin që po i shkaktojne unitetit në familje.\u0000   Në këtë libër, janë përfshirë 42 artikuj, në të cilat janë analizuar me mjaft saktësi pothuajse të gjitha cilësitë që i duhen një njeriu me personalitet të plotë apo disa vese në ҫdo aspekt të jetës. Përsosja e këtyre virtyteve, apo eliminimi i veseve, sigurisht që mund të jenë më të mundëshme për myslimanin, pasi mbështetet tek Kurani famëlartë dhe hadithet e Profetit Muhamed a.s. Në vijim po përmend disa nga virtytet dhe veset për të cilat flet autori në librin e tij. \u0000\u0000Në sjellje njeriu duhet të shprehë unitet midis mendimit e veprimit.\u0000Thjeshtësia, cilësi e lartë e moralit të njeriut.\u0000Dëlirësia shpirtërore. (Ihlasi).\u0000Turpi, një cilësi e vetëpërmbajtjes dhe ekuilibrit në cështje të edukatës dhe respektit.\u0000Dyfytyrësia, - një prirje e shëmtuar e moralit të njeriut.\u0000Drejtësia – rruga e ballancuar në mes veprimit dhe indiferencës.\u0000Ndjenja e mëshirës buron nga Zoti, nëpërmjet së cilës krijoi gjithcka\u0000Bamirësia është një ndjenjë që buron nga mendimi apo aktiviteti i dobishëm për individin në shoqëri.\u0000Besimi në Zot e bën besimtarin të vendosur e të qëndrueshëm përballë vështirësive në jetë.\u0000Abuzimi – fenomen negativ në shfrytëzimin e postit për interesa personale.\u0000Dhunimi është padrejtësi.\u0000\u0000Kur mbaron së lexuari librin në fjalë, pa mëdyshje, të krijohet ideja se ke marrë njohuri të plota pothuajse në të gjitha aspektet e virtyteve që duhet të ketë njeriu njëherësh edhe të veseve negative. Këto virtyte autori, i ka trajtuar qartë se si mund të fitohen dhe si është rruga më e saktë për t’iu shmangur veseve. Është pikërisht fetari i devotshëm ai që krijon figurën më ekselente të personit me virtytet më të plota. Pse ndodh kjo. \u0000Së pari, vlera dhe nevoja që ka njeriu për këto virtyte etiko-morale janë të shpjeguara shumë qartë në Kuranin famëlartë pra janë shpjegime të Allahut, ideatorit dhe Krijuesit të kësaj bote duke përfshirë edhe njeriun. Duhet theksuar fakti se fetari i kupton dhe i zbaton me rigorozitet mësimet e fesë pasi e ndjen dashurin por edhe frikën e Allahut si në këtë dynja por më tepër në jetën e përtejme. \u0000Aspekti i drejtësisë është një nga virtytet kryesore të njeriut. Mirëpo në shumë raste në vendin tonë ky virtyt ekziston në të njerëz të rrallë. Dhe fatkeqësisht aty ku duhet të ishte më i theksuar, ky virtyt është elimin","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"17 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"91302488","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Dy dimensionet ku jetësohet poezia e Fatos Arapit
Pub Date : 2023-02-16 DOI: 10.59164/univers.v23i23.621
Kujtim Mateli
Poeti Fatos Arapi, realitetin e jetës njerëzore që lidhet me atdheun dhe dashurinë, e ngriti në realitete estetike me përmasa universale duke na e dhënë këtë anë të shpirtit njerëzore me një bukuri të pashoqe në letërsinë shqipe dhe më gjerë. Vargu ka një përthyerje origjinale nga pesha e metaforave dhe e figurave të shumta letrare. Frymëzimi poetik derdhet natyrshëm, si një përjetim i thellë i realitetit, si një domosdoshmëri për të plotësuar një boshllëk që ishte krijuar midis individit dhe realitetit që e rrethonte. Mendimi poetik lëviz mbi një territor gjeografik që quhet atdhe dhe njeriut që e kërkon fatin e vet brenda kësaj hapësire. Atdheu në rrjedhë të historisë së tij nuk u ka përkitur popujve përherë, por ka qenë i pushtuar edhe nga tiranët. Nën një pushtet tiranie njeriu përthyhet në dinjitetin e vet njerëzor dhe shpesh bëhet bashkëpunëtor i tij. Tek këta njerëz e gjen tirani forcën e vet. Fati njerëzor bëhet gjithnjë e më i vështirë, kur fatin e tij e kanë përcaktuar tiranët. Ndaj thirrja e poetit është se duhet të rrëzojmë tiraninë që atdheu të lartësohet në dinjitetin e vet, të ngrihet në dinjitetin e vendeve dhe kombeve të përparuara të botës.Poezia e Fatos Arapit është ngjizur në një trajtë të përsosur artistike duke u bërë pjesë e rëndësishme e universit të tij poetik. Atdheu dhe dashuria janë binomi mbi të cilat lartësohet poezia e tij. E dashura, e cila emërtohet shpesh me përemrin Ajo, është pjesë e rëndësishme e jetës. Arapi ishte vazhdimisht në kërkim të poezisë. Prurja e tij poetike ka qenë kurdoherë e freskët dhe e papërsëritshme, pasqyrim përgjithësues i fuqishëm i realitetit të kohës në të cilën jetoi. Kjo ndihet edhe në poezitë e tij të dashurisë të shkruara në vitet 1997-2003, ku pasqyrohet tragjizmi i jetës njerëzore, reflektuar në familje, ku ecet në një horizont të zymtë dhe të mjegullt të mbushur me pasiguri, ankth e mosbesim. Në këtë realitet shqiptar të këtyre viteve, ku dëshpërimi dhe pesimizmi janë të pranishëm edhe në marrëdhëniet në çift, realiteti estetik i krijuar në poezinë e dashurisë i shpërthen kornizat kohore të këtyre viteve dhe me nota të fuqishme përgjithësuese krijon shtigje besimi. Brenda çiftit Ai-Ajo, gjallon jeta e lëvizja shkon drejt një të ardhmeje më të sigurt.
{"title":"Dy dimensionet ku jetësohet poezia e Fatos Arapit","authors":"Kujtim Mateli","doi":"10.59164/univers.v23i23.621","DOIUrl":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.621","url":null,"abstract":"Poeti Fatos Arapi, realitetin e jetës njerëzore që lidhet me atdheun dhe dashurinë, e ngriti në realitete estetike me përmasa universale duke na e dhënë këtë anë të shpirtit njerëzore me një bukuri të pashoqe në letërsinë shqipe dhe më gjerë. Vargu ka një përthyerje origjinale nga pesha e metaforave dhe e figurave të shumta letrare. Frymëzimi poetik derdhet natyrshëm, si një përjetim i thellë i realitetit, si një domosdoshmëri për të plotësuar një boshllëk që ishte krijuar midis individit dhe realitetit që e rrethonte. Mendimi poetik lëviz mbi një territor gjeografik që quhet atdhe dhe njeriut që e kërkon fatin e vet brenda kësaj hapësire. Atdheu në rrjedhë të historisë së tij nuk u ka përkitur popujve përherë, por ka qenë i pushtuar edhe nga tiranët. Nën një pushtet tiranie njeriu përthyhet në dinjitetin e vet njerëzor dhe shpesh bëhet bashkëpunëtor i tij. Tek këta njerëz e gjen tirani forcën e vet. Fati njerëzor bëhet gjithnjë e më i vështirë, kur fatin e tij e kanë përcaktuar tiranët. Ndaj thirrja e poetit është se duhet të rrëzojmë tiraninë që atdheu të lartësohet në dinjitetin e vet, të ngrihet në dinjitetin e vendeve dhe kombeve të përparuara të botës.\u0000Poezia e Fatos Arapit është ngjizur në një trajtë të përsosur artistike duke u bërë pjesë e rëndësishme e universit të tij poetik. Atdheu dhe dashuria janë binomi mbi të cilat lartësohet poezia e tij. E dashura, e cila emërtohet shpesh me përemrin Ajo, është pjesë e rëndësishme e jetës. Arapi ishte vazhdimisht në kërkim të poezisë. Prurja e tij poetike ka qenë kurdoherë e freskët dhe e papërsëritshme, pasqyrim përgjithësues i fuqishëm i realitetit të kohës në të cilën jetoi. Kjo ndihet edhe në poezitë e tij të dashurisë të shkruara në vitet 1997-2003, ku pasqyrohet tragjizmi i jetës njerëzore, reflektuar në familje, ku ecet në një horizont të zymtë dhe të mjegullt të mbushur me pasiguri, ankth e mosbesim. Në këtë realitet shqiptar të këtyre viteve, ku dëshpërimi dhe pesimizmi janë të pranishëm edhe në marrëdhëniet në çift, realiteti estetik i krijuar në poezinë e dashurisë i shpërthen kornizat kohore të këtyre viteve dhe me nota të fuqishme përgjithësuese krijon shtigje besimi. Brenda çiftit Ai-Ajo, gjallon jeta e lëvizja shkon drejt një të ardhmeje më të sigurt.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"469 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"76809905","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Problematika në mësimdhënien e historisë së filozofisë
Pub Date : 2023-02-16 DOI: 10.59164/univers.v23i23.608
Aleksandër Kocani, Ada Kocani
Me trajtimin e problematikave në mësimdhënien historisë së filozofisë tentojmë të kapim mangësitë dhe problemet në mësimin e shkencave shoqërore dhe humane  në shkolla të mesme dhe medrese. Pra, synojmë të nxjerrim në pah disa probleme lidhur me funksionin formues të qytetarit aktiv që duhet të luajë lënda e filozofisë në tërësinë e kulturës së përgjithshme që jepet në shkollat e mesme e aq më tepër në medresetë e Shqipërisë.Një ndër problemet kryesore që pengon realizimin e funksionit formues të qytetarit aktiv është zëvendësimi i mësimdhënies së filozofisë me atë të historisë së filozofisë në nivelin e arsimit të mesëm në përgjithësi (përfshirë këtu edhe arsimimin në medresetë), i cili ka zëvendësuar formimin me anën e trajtimit të problemeve kryesore të filozofisë me përshkrimin e zgjidhjeve që u janë dhënë atyre në kohë dhe vende të caktuara evropiane nga filozofë të ndryshëm. Gjithashtu, një problem serioz në mësimdhënien e historisë së filozofisë, është ai i shtjellimit të saj nën optikën e një këndvështrimi vetëm sipas kulturës perëndimore e kjo paraqitje nxjerr në pah dy probleme: 1. Lihet mënjanë kontributi i mendimit, dijes dhe kulturës islame (Nëse nuk thuhet kjo në medrese, ku mund të presim të thuhet vallë?!), por gjithashtu edhe kontributi që kanë dhënë edhe qytetërime të tjera si ai kinez, indian, persian etj., që përbën një kontribut të madh në historinë e njerëzimit. 2. Paraqitja sipas kësaj kulture krijon përshtypjen, sikur ekziston një përplasje midis shkencës dhe fesë, ndërkohë që qytetërimi islam ka treguar që nuk ka një përplasje të tillë. Po ashtu ka edhe studiues perëndimorë që e kanë mohuar këtë përplasje. Këto janë koncepte shumë të rëndësishme që duhet t’ju sqarohen nxënësve të medreseve.Një problem tjetër që evidentohet është trajtimi pothuajse injorues i rolit që ka luajtur qytetërimi islam si një urë kalimtare nga qytetërimi greko-romak në atë evropiano-perëndimor, si nxitësi kryesor i të ashtuquajturës Rilindje Evropiane.
{"title":"Problematika në mësimdhënien e historisë së filozofisë","authors":"Aleksandër Kocani, Ada Kocani","doi":"10.59164/univers.v23i23.608","DOIUrl":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.608","url":null,"abstract":"Me trajtimin e problematikave në mësimdhënien historisë së filozofisë tentojmë të kapim mangësitë dhe problemet në mësimin e shkencave shoqërore dhe humane  në shkolla të mesme dhe medrese. Pra, synojmë të nxjerrim në pah disa probleme lidhur me funksionin formues të qytetarit aktiv që duhet të luajë lënda e filozofisë në tërësinë e kulturës së përgjithshme që jepet në shkollat e mesme e aq më tepër në medresetë e Shqipërisë.\u0000Një ndër problemet kryesore që pengon realizimin e funksionit formues të qytetarit aktiv është zëvendësimi i mësimdhënies së filozofisë me atë të historisë së filozofisë në nivelin e arsimit të mesëm në përgjithësi (përfshirë këtu edhe arsimimin në medresetë), i cili ka zëvendësuar formimin me anën e trajtimit të problemeve kryesore të filozofisë me përshkrimin e zgjidhjeve që u janë dhënë atyre në kohë dhe vende të caktuara evropiane nga filozofë të ndryshëm. Gjithashtu, një problem serioz në mësimdhënien e historisë së filozofisë, është ai i shtjellimit të saj nën optikën e një këndvështrimi vetëm sipas kulturës perëndimore e kjo paraqitje nxjerr në pah dy probleme: 1. Lihet mënjanë kontributi i mendimit, dijes dhe kulturës islame (Nëse nuk thuhet kjo në medrese, ku mund të presim të thuhet vallë?!), por gjithashtu edhe kontributi që kanë dhënë edhe qytetërime të tjera si ai kinez, indian, persian etj., që përbën një kontribut të madh në historinë e njerëzimit. 2. Paraqitja sipas kësaj kulture krijon përshtypjen, sikur ekziston një përplasje midis shkencës dhe fesë, ndërkohë që qytetërimi islam ka treguar që nuk ka një përplasje të tillë. Po ashtu ka edhe studiues perëndimorë që e kanë mohuar këtë përplasje. Këto janë koncepte shumë të rëndësishme që duhet t’ju sqarohen nxënësve të medreseve.\u0000Një problem tjetër që evidentohet është trajtimi pothuajse injorues i rolit që ka luajtur qytetërimi islam si një urë kalimtare nga qytetërimi greko-romak në atë evropiano-perëndimor, si nxitësi kryesor i të ashtuquajturës Rilindje Evropiane.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"12 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"74319993","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Ekstrakt nga vëllimi “Horizonte Etnokulturore”, botimi i dytë, Tiranë 2021, 1131 faqe
Pub Date : 2023-02-16 DOI: 10.59164/univers.v23i23.620
Ramazan H. Bogdani
Vëllimi “Horizonte etnokulturore” shënon të 20-tin të botimeve të prof. Ramazan H. Bogdani gjatë një periudhe 44-vjeçare, 1976-2020. I trajtuar me nocionet emërtuese horizonte dhe etnokulturorë, sigurisht që dëshmon për një gjithësi materiale dhe shpirtërore të traditave tona, në vështrimin etnografik, folklorik, antropologjik, gjeografik, historik dhe psikologjik. Rrjedhimisht, përmes “Horizonte etnokulturore” autori është përpjekur të parashtroj njëfarë universi në zhanrin artistiko - shkencor të kulturës popullore kombëtare."Horizonte Etnokulturore" është sa një hulumtim profesional po aq edhe një horizont autobiografik, një vepër që prek njëherësh ndjesitë e përjetimet njerëzore të një gjyshi, i cili ia kushton atë së mbesës, dhe përpjekjen studimore të një profesionisti të plotësuar e veprues në fushën e artit, studiues e veprues në fushën e shkencës.Përjetime e investigime, pjesëmarrje dhe meditime, oponenca e studime, gjer te shqiptarët e Vjetër të Ukrainës.Ndezullia e jetës aktive të autorit, në art dhe shkencë, si pjesëmarrës e studiues, udhëtimet dhe çfarë ai ka mbledhur prej tyre, takimet e portretizimet, gjetjet, janë lëndë për horizontet, etnokulturorin dhe autobiografikun.Për t'u veçuar, nga tematika, mund të vihet në dukje dëshmimi i prof. Bogdanit se identitetet etnokulturore shqiptare i ka të personifikuara nëpërmjet trojeve në Shqipëri, Kosovë, Çamëri, shqiptarëve në Maqedoni, në Malin e Zi, arbëreshëve të Italisë, arvanitëve në Greqi, diasporës në Mandricë të Bullgarisë, në Zarë të Kroacisë, si edhe shqiptarëve të Vjetër të Ukrainës.Ndryshe nga botimet e mëparshme të prof. dr. Ramazan Bogdanit, lënda dhe përgjithësisht të konceptuarit e këtij vëllimi sikur e personalizojnë fizionominë e figurës së tij me atë të krijuesit në fushën e artit dhe eksploruesit e studiuesit në fushën e shkencës. 
{"title":"Ekstrakt nga vëllimi “Horizonte Etnokulturore”, botimi i dytë, Tiranë 2021, 1131 faqe","authors":"Ramazan H. Bogdani","doi":"10.59164/univers.v23i23.620","DOIUrl":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.620","url":null,"abstract":"Vëllimi “Horizonte etnokulturore” shënon të 20-tin të botimeve të prof. Ramazan H. Bogdani gjatë një periudhe 44-vjeçare, 1976-2020. I trajtuar me nocionet emërtuese horizonte dhe etnokulturorë, sigurisht që dëshmon për një gjithësi materiale dhe shpirtërore të traditave tona, në vështrimin etnografik, folklorik, antropologjik, gjeografik, historik dhe psikologjik. Rrjedhimisht, përmes “Horizonte etnokulturore” autori është përpjekur të parashtroj njëfarë universi në zhanrin artistiko - shkencor të kulturës popullore kombëtare.\u0000\"Horizonte Etnokulturore\" është sa një hulumtim profesional po aq edhe një horizont autobiografik, një vepër që prek njëherësh ndjesitë e përjetimet njerëzore të një gjyshi, i cili ia kushton atë së mbesës, dhe përpjekjen studimore të një profesionisti të plotësuar e veprues në fushën e artit, studiues e veprues në fushën e shkencës.\u0000Përjetime e investigime, pjesëmarrje dhe meditime, oponenca e studime, gjer te shqiptarët e Vjetër të Ukrainës.\u0000Ndezullia e jetës aktive të autorit, në art dhe shkencë, si pjesëmarrës e studiues, udhëtimet dhe çfarë ai ka mbledhur prej tyre, takimet e portretizimet, gjetjet, janë lëndë për horizontet, etnokulturorin dhe autobiografikun.\u0000Për t'u veçuar, nga tematika, mund të vihet në dukje dëshmimi i prof. Bogdanit se identitetet etnokulturore shqiptare i ka të personifikuara nëpërmjet trojeve në Shqipëri, Kosovë, Çamëri, shqiptarëve në Maqedoni, në Malin e Zi, arbëreshëve të Italisë, arvanitëve në Greqi, diasporës në Mandricë të Bullgarisë, në Zarë të Kroacisë, si edhe shqiptarëve të Vjetër të Ukrainës.\u0000Ndryshe nga botimet e mëparshme të prof. dr. Ramazan Bogdanit, lënda dhe përgjithësisht të konceptuarit e këtij vëllimi sikur e personalizojnë fizionominë e figurës së tij me atë të krijuesit në fushën e artit dhe eksploruesit e studiuesit në fushën e shkencës.\u0000 ","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"9 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"81991401","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Konsulta gjuhësore e Prishtinës, 1968
Pub Date : 2023-02-16 DOI: 10.59164/univers.v23i23.618
Melihate Zeqiri
Në këtë trajtesë, është bërë një studim empirik i mënyrës sesi është organizuar Konsulta Gjuhësore, kontributi dhe ndikimi që është dhënë nga intelektualët e kohës, për të vazhduar më tej implementimin e sloganit “Një komb-një gjuhë letrare kombëtare”. Puna e bërë nga studiuesit e mirëfilltë, i hapi rrugë organizimit të Kongresit të Drejtshkrimit 1972, në të cilin u vendosën rregullat drejtshkrimore.Në diskutimet e Konsultës shtroheshin dy aspekte të çështjes: njëri kishte të bënte me zgjedhjen e kodit, përkatësisht me mundësinë që dallimet midis dy varianteve gjuhësore të rrafshoheshin, ndërsa aspekti i dytë prekte drejtpërsëdrejti çështjen që shqiptarët duhet të kishin vetëm një gjuhë të shkruar. Mendohej se ekzistenca e dy varianteve të gjuhës letrare mund të kishte implikime shumë më të gjera nacionale-politike. Vendimi kryesor i Konsultës ishte pranimi i menjëhershëm i projektit të përmendur nga Tirana për një gjuhë të vetme letrare si gjuhë e shkrimit për shqiptarët e Jugosllavisë. Vërejtjet e shumta për detajet lidhur me kodin do të dërgoheshin më tej për shqyrtim. Rezoluta u mbështet publikisht nga kryetari i Kuvendit të Krahinës, Fadil Hoxha. Konsulta gjuhësore e Prishtinës në të vërtetë i dha fund zhvillimit paralel të dy gjuhëve të shkrimit. Kongresi i Drejtshkrimit katër vjet më vonë në Tiranë vetëm e vërtetonte këtë gjendje të krijuar.Akademik Idriz Ajeti është njeriu që ia kushtoi jetën e tij gjuhës shqipe. Ai ishte një përkrahës i fuqishëm i gjuhës së njësuar. Me vështrimet e tij pozitive e konvergjente në historinë e formimit e të zhvillimit të shqipes letrare, Ajeti shtroi rrugën për vendimin historik të Konsultës Gjuhësore të Prishtinës 1968, “Një komb- një gjuhë letrare kombëtare”!
{"title":"Konsulta gjuhësore e Prishtinës, 1968","authors":"Melihate Zeqiri","doi":"10.59164/univers.v23i23.618","DOIUrl":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.618","url":null,"abstract":"Në këtë trajtesë, është bërë një studim empirik i mënyrës sesi është organizuar Konsulta Gjuhësore, kontributi dhe ndikimi që është dhënë nga intelektualët e kohës, për të vazhduar më tej implementimin e sloganit “Një komb-një gjuhë letrare kombëtare”. Puna e bërë nga studiuesit e mirëfilltë, i hapi rrugë organizimit të Kongresit të Drejtshkrimit 1972, në të cilin u vendosën rregullat drejtshkrimore.\u0000Në diskutimet e Konsultës shtroheshin dy aspekte të çështjes: njëri kishte të bënte me zgjedhjen e kodit, përkatësisht me mundësinë që dallimet midis dy varianteve gjuhësore të rrafshoheshin, ndërsa aspekti i dytë prekte drejtpërsëdrejti çështjen që shqiptarët duhet të kishin vetëm një gjuhë të shkruar. Mendohej se ekzistenca e dy varianteve të gjuhës letrare mund të kishte implikime shumë më të gjera nacionale-politike. Vendimi kryesor i Konsultës ishte pranimi i menjëhershëm i projektit të përmendur nga Tirana për një gjuhë të vetme letrare si gjuhë e shkrimit për shqiptarët e Jugosllavisë. Vërejtjet e shumta për detajet lidhur me kodin do të dërgoheshin më tej për shqyrtim. Rezoluta u mbështet publikisht nga kryetari i Kuvendit të Krahinës, Fadil Hoxha. Konsulta gjuhësore e Prishtinës në të vërtetë i dha fund zhvillimit paralel të dy gjuhëve të shkrimit. Kongresi i Drejtshkrimit katër vjet më vonë në Tiranë vetëm e vërtetonte këtë gjendje të krijuar.\u0000Akademik Idriz Ajeti është njeriu që ia kushtoi jetën e tij gjuhës shqipe. Ai ishte një përkrahës i fuqishëm i gjuhës së njësuar. Me vështrimet e tij pozitive e konvergjente në historinë e formimit e të zhvillimit të shqipes letrare, Ajeti shtroi rrugën për vendimin historik të Konsultës Gjuhësore të Prishtinës 1968, “Një komb- një gjuhë letrare kombëtare”!","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"18 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"74348625","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Shteti dhe raporti me religjonet në Shqipëri (1920-1967)
Pub Date : 2023-02-16 DOI: 10.59164/univers.v23i23.612
Xhafer Sadiku
Diskutimi për formimin e shtetit shqiptar përfshiu edhe religjionin. Me shpalljen e Pavarësisë, qeveria e dalë nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës e ruajti status quo-në e trashëguar nga Perandoria Osmane për çështjet fetare në Shqipëri. Sipas kapitulacioneve, ortodoksët i ruajtën lidhjet me Patrikanën dhe katolikët me Vatikanin, ndërsa myslimanët i shkëputën. Kjo situatë vazhdoi edhe në kohën e qeverisë së Esad Toptanit, të Princ Vidit, të Austro-Hungarisë, të Italisë si dhe të qeverisë së formuar nga Kongresi i Lushnjës.Me pushtimin e vendit, në 7 prill 1939, për efekte politike, regjimi propagandonte se do të ruante lirinë dhe fenë, por synonte ndryshimin e përbërjes fetare të popullsisë. Propaganda kundër komunitetit mysliman zhvillohej edhe në faqet e shtypit të kohës. Një pjesë e shtypit italian botoi shkrime kundër fesë islame, me qëllim përçarjen midis myslimanëve, ortodoksëve dhe katolikëve.Kur edhe këto veprime nuk patën sukses, ata ndërhynë drejtpërdrejt në çështjet e komunitetit. Nxisnin përçarjen midis klerikëve, duke i favorizuar disa me të holla dhe ushqime, por vetëm një pakicë e papërfillshme pranoi dhurata të tilla. Pushtuesit u munduan ta realizonin përçarjen dhe copëtimin e islamit duke aktivizuar e mbështetur sektet kryesore islame. Për këtë qëllim, mbështetën bektashizmin për ta vënë përballë Komunitetit Mysliman. Krahas përçarjes së myslimanëve, synohej bashkimi i të krishterëve nëpërmjet uniatizimit të ortodoksëve.Praktikat e konvertimeve fetare kanë qenë gjithnjë të pranishme edhe pas formimit të shtetit shqiptar. Në vitet e luftës pati kërkesa të shumta për konvertime nga religjione të tjera në fenë islame. Me vendosjen e regjimit komunist, në nëntor të vitit 1944, Shqipëria u përfshi në perandorinë komuniste të Lindjes. Partia Komuniste luftoi për çrrënjosjen e botëkuptimit idealist, për pastrimin nga vetëdija e popullit të atyre që i quante “dogma mistike fetare dhe zakone të prapambetura”.Lufta kundër religjioneve përfshinte edhe luftën kundër objekteve të kultit. Që kur erdhi në pushtet, Partia Komuniste e Shqipërisë u kujdes për edukimin ateist të masave dhe krijimin e njeriut të ri.Në luftë kundër fesë mori pjesë masa e popullit që mbështeste regjimin, i cili propagandonte  “kotësinë dhe dëmin e besimeve fetare”. Një numër i madh klerikësh, i të tre besimeve, të konsideruar nga regjimi komunist si reaksionarë, u sakrifikuan për besimin dhe fenë e tyre.
{"title":"Shteti dhe raporti me religjonet në Shqipëri (1920-1967)","authors":"Xhafer Sadiku","doi":"10.59164/univers.v23i23.612","DOIUrl":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.612","url":null,"abstract":"Diskutimi për formimin e shtetit shqiptar përfshiu edhe religjionin. Me shpalljen e Pavarësisë, qeveria e dalë nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës e ruajti status quo-në e trashëguar nga Perandoria Osmane për çështjet fetare në Shqipëri. Sipas kapitulacioneve, ortodoksët i ruajtën lidhjet me Patrikanën dhe katolikët me Vatikanin, ndërsa myslimanët i shkëputën. Kjo situatë vazhdoi edhe në kohën e qeverisë së Esad Toptanit, të Princ Vidit, të Austro-Hungarisë, të Italisë si dhe të qeverisë së formuar nga Kongresi i Lushnjës.\u0000Me pushtimin e vendit, në 7 prill 1939, për efekte politike, regjimi propagandonte se do të ruante lirinë dhe fenë, por synonte ndryshimin e përbërjes fetare të popullsisë. Propaganda kundër komunitetit mysliman zhvillohej edhe në faqet e shtypit të kohës. Një pjesë e shtypit italian botoi shkrime kundër fesë islame, me qëllim përçarjen midis myslimanëve, ortodoksëve dhe katolikëve.\u0000Kur edhe këto veprime nuk patën sukses, ata ndërhynë drejtpërdrejt në çështjet e komunitetit. Nxisnin përçarjen midis klerikëve, duke i favorizuar disa me të holla dhe ushqime, por vetëm një pakicë e papërfillshme pranoi dhurata të tilla. Pushtuesit u munduan ta realizonin përçarjen dhe copëtimin e islamit duke aktivizuar e mbështetur sektet kryesore islame. Për këtë qëllim, mbështetën bektashizmin për ta vënë përballë Komunitetit Mysliman. Krahas përçarjes së myslimanëve, synohej bashkimi i të krishterëve nëpërmjet uniatizimit të ortodoksëve.\u0000Praktikat e konvertimeve fetare kanë qenë gjithnjë të pranishme edhe pas formimit të shtetit shqiptar. Në vitet e luftës pati kërkesa të shumta për konvertime nga religjione të tjera në fenë islame. Me vendosjen e regjimit komunist, në nëntor të vitit 1944, Shqipëria u përfshi në perandorinë komuniste të Lindjes. Partia Komuniste luftoi për çrrënjosjen e botëkuptimit idealist, për pastrimin nga vetëdija e popullit të atyre që i quante “dogma mistike fetare dhe zakone të prapambetura”.\u0000Lufta kundër religjioneve përfshinte edhe luftën kundër objekteve të kultit. Që kur erdhi në pushtet, Partia Komuniste e Shqipërisë u kujdes për edukimin ateist të masave dhe krijimin e njeriut të ri.\u0000Në luftë kundër fesë mori pjesë masa e popullit që mbështeste regjimin, i cili propagandonte  “kotësinë dhe dëmin e besimeve fetare”. Një numër i madh klerikësh, i të tre besimeve, të konsideruar nga regjimi komunist si reaksionarë, u sakrifikuan për besimin dhe fenë e tyre.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"76 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"79686070","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
Institucionet e artit në kontekstin e trashëgimisë kulturore
Pub Date : 2023-02-16 DOI: 10.59164/univers.v23i23.622
Herida Duro
Qëllimi i këtij artikulli vjen si domosdoshmëri për të kuptuar më shumë, jo vetëm në pikëpamjen e zhvillimit historik të krijimit dhe veprimtarisë së institucioneve teatrore (skenike) shqiptare, por për të gjurmuar dhe nxjerrë në pah vlerën si pasuri, në kontekstin e trashëgimisë kulturore. Këto gjini të rralla monumentale krijohen si një vlerë e patjetërsueshme e trashëgimisë jomateriale, që më pas formësohen në një vepër skenike shumëdimensionale dhe demokratike të trashëgimisë kombëtare materiale. Njohja e burimeve dhe e vlerës kulturore, janë një bazë e mirë për të nxitur interesin e gjerë dhe për të zhvilluar me tej, rrjetin e koleksioneve muzeale kombëtare. Në përfundim, analizohen politikat, aktivitetet e ofruara, duke marrë parasysh larminë e vlerave dhe kompleksitetin e çështjeve që lidhen me ruajtjen dhe prezantimin e trashëgimisë teatrore, në vende dhe situata të veçanta, të cilat synojnë të rrisin vlerat e objektit/objekteve të trashëgimisë kulturore (ato artistike, historike, dokumentare, simbolike, peizazhin e qytetit, arsimore, ekonomike dhe ato të turizmit kulturor). Muzealizimi i “aseteve” kulturore dhe përhapjes së njohurive te brezat e rinj, sipas modeleve të institucioneve (simotra) të artit dhe kulturës, përbën një element të rëndësishëm në panoramën e vlerës kulturore të vendit.
{"title":"Institucionet e artit në kontekstin e trashëgimisë kulturore","authors":"Herida Duro","doi":"10.59164/univers.v23i23.622","DOIUrl":"https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.622","url":null,"abstract":"Qëllimi i këtij artikulli vjen si domosdoshmëri për të kuptuar më shumë, jo vetëm në pikëpamjen e zhvillimit historik të krijimit dhe veprimtarisë së institucioneve teatrore (skenike) shqiptare, por për të gjurmuar dhe nxjerrë në pah vlerën si pasuri, në kontekstin e trashëgimisë kulturore. Këto gjini të rralla monumentale krijohen si një vlerë e patjetërsueshme e trashëgimisë jomateriale, që më pas formësohen në një vepër skenike shumëdimensionale dhe demokratike të trashëgimisë kombëtare materiale.\u0000 Njohja e burimeve dhe e vlerës kulturore, janë një bazë e mirë për të nxitur interesin e gjerë dhe për të zhvilluar me tej, rrjetin e koleksioneve muzeale kombëtare. Në përfundim, analizohen politikat, aktivitetet e ofruara, duke marrë parasysh larminë e vlerave dhe kompleksitetin e çështjeve që lidhen me ruajtjen dhe prezantimin e trashëgimisë teatrore, në vende dhe situata të veçanta, të cilat synojnë të rrisin vlerat e objektit/objekteve të trashëgimisë kulturore (ato artistike, historike, dokumentare, simbolike, peizazhin e qytetit, arsimore, ekonomike dhe ato të turizmit kulturor). Muzealizimi i “aseteve” kulturore dhe përhapjes së njohurive te brezat e rinj, sipas modeleve të institucioneve (simotra) të artit dhe kulturës, përbën një element të rëndësishëm në panoramën e vlerës kulturore të vendit.","PeriodicalId":14652,"journal":{"name":"J. Univers. Comput. Sci.","volume":"29 1","pages":""},"PeriodicalIF":0.0,"publicationDate":"2023-02-16","publicationTypes":"Journal Article","fieldsOfStudy":null,"isOpenAccess":false,"openAccessPdf":"","citationCount":null,"resultStr":null,"platform":"Semanticscholar","paperid":"81337276","PeriodicalName":null,"FirstCategoryId":null,"ListUrlMain":null,"RegionNum":0,"RegionCategory":"","ArticlePicture":[],"TitleCN":null,"AbstractTextCN":null,"PMCID":"","EPubDate":null,"PubModel":null,"JCR":null,"JCRName":null,"Score":null,"Total":0}
引用次数: 0
期刊
J. Univers. Comput. Sci.
全部 Acc. Chem. Res. ACS Applied Bio Materials ACS Appl. Electron. Mater. ACS Appl. Energy Mater. ACS Appl. Mater. Interfaces ACS Appl. Nano Mater. ACS Appl. Polym. Mater. ACS BIOMATER-SCI ENG ACS Catal. ACS Cent. Sci. ACS Chem. Biol. ACS Chemical Health & Safety ACS Chem. Neurosci. ACS Comb. Sci. ACS Earth Space Chem. ACS Energy Lett. ACS Infect. Dis. ACS Macro Lett. ACS Mater. Lett. ACS Med. Chem. Lett. ACS Nano ACS Omega ACS Photonics ACS Sens. ACS Sustainable Chem. Eng. ACS Synth. Biol. Anal. Chem. BIOCHEMISTRY-US Bioconjugate Chem. BIOMACROMOLECULES Chem. Res. Toxicol. Chem. Rev. Chem. Mater. CRYST GROWTH DES ENERG FUEL Environ. Sci. Technol. Environ. Sci. Technol. Lett. Eur. J. Inorg. Chem. IND ENG CHEM RES Inorg. Chem. J. Agric. Food. Chem. J. Chem. Eng. Data J. Chem. Educ. J. Chem. Inf. Model. J. Chem. Theory Comput. J. Med. Chem. J. Nat. Prod. J PROTEOME RES J. Am. Chem. Soc. LANGMUIR MACROMOLECULES Mol. Pharmaceutics Nano Lett. Org. Lett. ORG PROCESS RES DEV ORGANOMETALLICS J. Org. Chem. J. Phys. Chem. J. Phys. Chem. A J. Phys. Chem. B J. Phys. Chem. C J. Phys. Chem. Lett. Analyst Anal. Methods Biomater. Sci. Catal. Sci. Technol. Chem. Commun. Chem. Soc. Rev. CHEM EDUC RES PRACT CRYSTENGCOMM Dalton Trans. Energy Environ. Sci. ENVIRON SCI-NANO ENVIRON SCI-PROC IMP ENVIRON SCI-WAT RES Faraday Discuss. Food Funct. Green Chem. Inorg. Chem. Front. Integr. Biol. J. Anal. At. Spectrom. J. Mater. Chem. A J. Mater. Chem. B J. Mater. Chem. C Lab Chip Mater. Chem. Front. Mater. Horiz. MEDCHEMCOMM Metallomics Mol. Biosyst. Mol. Syst. Des. Eng. Nanoscale Nanoscale Horiz. Nat. Prod. Rep. New J. Chem. Org. Biomol. Chem. Org. Chem. Front. PHOTOCH PHOTOBIO SCI PCCP Polym. Chem.
×
引用
GB/T 7714-2015
复制
MLA
复制
APA
复制
导出至
BibTeX EndNote RefMan NoteFirst NoteExpress
×
0
微信
客服QQ
Book学术公众号 扫码关注我们
反馈
×
意见反馈
请填写您的意见或建议
请填写您的手机或邮箱
×
提示
您的信息不完整,为了账户安全,请先补充。
现在去补充
×
提示
您因"违规操作"
具体请查看互助需知
我知道了
×
提示
现在去查看 取消
×
提示
确定
Book学术官方微信
Book学术文献互助
Book学术文献互助群
群 号:481959085
Book学术
文献互助 智能选刊 最新文献 互助须知 联系我们:info@booksci.cn
Book学术提供免费学术资源搜索服务,方便国内外学者检索中英文文献。致力于提供最便捷和优质的服务体验。
Copyright © 2023 Book学术 All rights reserved.
ghs 京公网安备 11010802042870号 京ICP备2023020795号-1